Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, përmes një komunikatë për medie kanë bërë të ditur se kanë kërkuar të përfshihen në pakon financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë thënë se gjatë diskutimeve me punëtorët, janë pajtuar që mund të vazhdojnë edhe me protesta, nëse nuk u bëhet një zgjidhje.
Përmes kësaj komunikate ata bëjnë me dije se janë 65 punëtorë të cilët nuk kanë marrë për afro një vit, dhe megjithëse kanë kërkuar takim me ministrin e Financave, ende nuk u është mundësuar takimi.
“Lotaria e Kosovës ka gjithsej 65 punëtorë të cilët për afro një vit nuk kanë marrë paga dhe kanë mbetur në pritje të procedimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës. Deri më sot nuk është marrë asnjë veprim edhe pse draft ligji është i gatshëm në zyrën ligjore të Ministrisë së Financave.Lotaria e Kosovës ka kërkuar takim me Ministrin e Financave por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, thuhet në komunikatën e tyre.
Po ashtu ata bëjnë me dije se situata e tyre ekonomike është e rënduar tej mase.
“Duke pas parasysh gjendjen e rëndë të punëtorëve tanë sidomos tani në luftimin pandemisë botërore, koronavirusit, Sindikata e Lotarisë së Kosovës tash e disa herë ka bërë kërkesë për përfshierjen e punëtorëve të saj në pakon financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës ku ata do të mund të përfitonin një ndihmë financiare mirëpo as në këtë kërkesë nuk ka pranuar përgjigjje. Gjatë takimit dhe diskutimeve me punëtorët tanë është shprehur vendosmëria e vazhdimit të protestave të cilat janë ndërprerë në momentin kur është marrë vendimi për përgatitjen e ligjit për Lotarinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, dalja në rrugë në kohë pandemie nuk donta vështirësoj më tepër gjendjen e tyre të rëndë ekonimike.
“Ne, Sindikata e Lotarisë së Kosovës gjithmonë jemi për ndjekjen e rrugëve institucionale në arritjen e zgjidhjes së problemit tonë mirëpo momentin që shterrohen të gjitha mundësit tjera, ne do të jemi në rrugë bashkë me punëtorët tanë deri në përmbushjen e kërkesave tona. Situata ekonomike e familjeve tona është tejet e rënduar kështu që dalja në rrugë në kohë pandemie nuk do ta vështirësoj më tepër. Mbesim me shpresë në arritjen e një zgjidhjeje dhe ndihme nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime