LAJMI I FUNDIT:

Publikon fotot pornografike të ish-të dashurës në internet

Publikon fotot pornografike të ish-të dashurës në internet

Një italian është dënuar me më shumë se dy vjet burg sepse kishte vendosur fotot pornografike të ish-dashurës së tij në internet dhe i kishte dërguar ato në mbi 15.000 e-mail adresa.

Mashkulli 32-vjeçar ka krijuar një faqe interneti vizitorët e së cilës kanë mundur të shohin fotografitë e ish-dashurës të tij – sikur gjoja po ofronte shërbime seksuale dhe lojëra erotike, derisa ai ka publikuar edhe numrin e saj të telefonit.

Tridhjetedyvjeçari u ka dërguar letra kërcënimi si ish të dashurës së tij ashtu dhe prindërve të saj.

Ai është dënuar me dy vjet e katër muaj burgim për shkak të, siç qëndron në vendimin gjyqësor, shpifjeve, kërcënimeve dhe dhunës.