LAJMI I FUNDIT:

Publikohet një video mahnitëse që tregon përgatitjen e Topit të Artë, e cila zgjat më shumë se 100 orë

Publikohet një video mahnitëse që tregon përgatitjen e Topit të Artë, e cila zgjat më shumë se 100 orë

Në faqen zyrtare kushtuar çmimit të madh individual, Topit të Artë, i cili do t’i ndahet futbollistit më të mirë në botë, është publikuar një video magjepsëse që tregon se si është bërë ky trofe prestigjioz.

‘Ballon d’Or’ ose i njohur si Topi i Artë është çmimi më prestigjioz i futbollit i dhënë nga revista franceze France Football. Fituesi i Topit të Artë është konsideruar si lojtari më i mirë në botë prej dekadash.

Të hënën na pret ndarja e re e Topit të Artë për sezonin e kaluar dhe Vinicius Junior i Real Madridit konsiderohet favoriti kryesor përpara Rodrit në garën e lojtarëve më të mirë në botë dhe sipas parashikimeve të shumta është braziliani ai që do ta marrë këtë çmim prestigjioz.


Teksa ceremonia e ndarjes së Topit të Artë po afrohet, në faqen zyrtare është publikuar një video magjepsëse që tregon se si bëhet ky trofe.

Trofeu përbëhet nga dy panele që krijojnë formën e një topi futbolli, pas së cilës vizatohen shenja nga jashtë. Më pas ‘zhytet’ në ar dhe gdhendet logoja e “Topit të Artë”.

Detaji i fundit është një shtresë kristalesh piriti që i jep trofeut një pamje mahnitëse që aludon në një shkëmb më të vogël.

Topi i artë peshon pak më shumë se shtatë kilogramë.

Çmimi u bë nga një ekip i argjendarit të famshëm francez Mellerio dits Meller, dhe krijimi i tij kërkon më shumë se 100 orë punë për të sjellë të gjitha detajet në perfeksion. Vlera e Topit të Artë është afërsisht 3000 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori