LAJMI I FUNDIT:

Publikohet imazhi i parë i sulmuesit në New York, si dhe identiteti i tij (Foto)

Publikohet imazhi i parë i sulmuesit në New York, si dhe identiteti i tij (Foto)

Kjo është fotografia e parë e kamikazit që aktivizoi bombën në New York, ku shihet duke qëndruar i shtrirë në tokë me gjysmën e trupit të djegur, pasi kishte “aktivizuar bombën para kohe”.

Imazhi është përdorur nga New York Post, ndërsa Mirror nuk ka arritur ta konfirmoi, tregon burrin me duart prapa shpine, derisa policia qëndronte afër tij, transmeton Telegrafi.


Momenti i shpërthimit në stacionin e autobusëve në New York (Video, +16)
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit në stacionin e autobusëve në New York (Video, +16)

Ky i arrestuar i ka shpëtuar vdekjes por është arrestuar nga policia e New York-ut në stacionin kryesor të autobusëve, që la qindra qytetarë të tmerruar nga frika e shpërthimit.

I dyshuarit është identifikuar si Akayed Ullah 27-vjeç nga Bangladeshi, i cili shtatë vite më parë kishte shkuar në SHBA. Në këtë sulm raportohet se janë lënduar katër kalimtarë rasti. /Telegrafi/