LAJMI I FUNDIT:

Publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, të Qeverisë në Ekzil

Publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, të Qeverisë në Ekzil

Listat e dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve, pjesëmarrësve dhe invalidëve të ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (MMRK), janë publikuar nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së.

Këto lista të nënshkruara nga përfaqësuesi i kësaj ministrie, eprori i lartë ushtarak Rrustem Berisha, më në fund kanë marrë bekimin e këtij komisioni për t’u publikuar.

Listave për Zonën e Karadakut, Nerodimës, Llapit, Shalës, Dukagjinit, Pashtrikut, Drenicës, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse, Fondit Vendlindja Thërret, i janë bashkangjitur sot edhe listat e për ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Listën e Dëshmorëve, të publikuar tashmë, kolonel Ahmet Krasniqi, ish-ministri i Mbrojtjes, është shpallur dëshmor. Në këtë Listë janë edhe Enver Maloku, Mark Malota, Gjergj Sokoli, Qazim Jakupi, Muharrem Tafaj, Rashit Mustafa. Ndërsa, veteran është shpallur koloneli Tahir Zemaj.


Zyra për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sekretaria e Komisionit nën emrin MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË EKZIL, i ka publikuar këto lista në faqen elektronike të këtij komisioni (KLIKO KETU). /Zëri/