LAJMI I FUNDIT:

PSP do të hetojë për “zhdukjen” misterioze të disa kompanive

PSP do të hetojë për “zhdukjen” misterioze të disa kompanive

Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të fillojë të hetojë disa kompani që janë zhdukur pasi kanë krijuar borxhe të mëdha ndaj ndërmarrjeve shtetërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hetimet do të bëhen për shkak se kompanitë në fjalë kanë shfrytëzuar resurset e ndërmarrjeve shtetërore dhe për t’i ikur borxhit të krijuar, kanë shkuar në proces falimentimi. “Kësi lloj kompanish paraqiten në disa incizime, ku bisedohet se si të bëhet likuidimi i tyre dhe të humben gjurmët, pa i kthyer borxhet ndaj kompanive shtetërore.

PSP po tenton që të gjejë dosjet për këto kompani me qëllim që ato të kthejnë borxhet, kurse manipuluesit të dënohen me dënime të merituara, sepse kjo është forma më e ulët e krimit ekonomik që mund të bëhet”, thonë për “Lajm” burime pranë PSP. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për kompani që janë themeluar nga njerëz brenda ndërmarrjeve publike me të cilat kanë bashkëpunuar./Telegrafi/