LAJMI I FUNDIT:

PSG ka afat deri në fund të qershorit, mund të mbetet pa Ligë të Kampionëve

PSG ka afat deri në fund të qershorit, mund të mbetet pa Ligë të Kampionëve

Koha po mbaron për PSG-në. Ata kanë nevojë për para të gatshme nëse do të shmangin dënimin sipas rregullave financiare të UEFA-s për Fair Play.

Parisienët kanë afat deri më 30 qershor të jenë në përputhje me rregullat që kërkohet në mënyrë që barazohet shpenzimet me të hyrat.

Blerja e lojtarëve si Neymar për 222 milionë do të thotë se ata kanë nevojë të shesin lojtarë për të barazuar shifrat financiare.


Lojtari më i fundit që u largua është Javier Pastore, mesfushori 29 vjeçar argjentinas, i cili u trasnferuar për 25 milionë euro te Roma.

PSG gjithashtu ka rënë dakord me largimin e Odsonne Edouard, i cili do të transferohet te Celtic për 10 milionë.

Me këto dy shitjet PSG janë më afër objektivit të tyre, por atyre ju duhen edhe 25 milionë euro të tjera.

Lojtarë të tjerë në listën e mundshme të shitjes janë edhe Yuri Berchiche, i cili mund të largohet drejt Athletico Bilbaos, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Një mundësi tjetër për PSG-në do të ishte largimi i Guedesit, por francezët po kërkojnë 70 milionë euro për të, por duke pasur parasysh situatën e tyre urgjente pritet që oferta të mos shkojë shumë më shumë se 50 milionë.

Opsioni përfundimtar për ekipin e Parisit është shitja e një prej yjeve të tyre: Neymar, Cavani ose Mbappe, një masë që do ta rregullonte qartë problemin e tyre të të ardhurave.

Cilëndo rrugë që e ndjek PSG-ja, ora po kalon. Ata kanë kohë vetëm deri më 30 qershor për të shitur dikë dhe për të përmbushur rregullat financiare të Fair Play – nëse ata nuk do të goditen nga një dënim masiv. Koha po mbaron… /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori