Të huajt shpesh mendojnë se Cyrrihu, Gjeneva ose Berni janë kryeqyteti i Zvicrës, por ky shtet në të vërtetë nuk ka kryeqytet. Arsyeja për këtë janë zgjidhjet e ndërlikuara, të cilat janë të përcaktuara nga historia dhe mjaft pragmatike.
Për të kuptuar pse është kështu, duhet të kthehemi pas në krijimin e këtij shteti. Në fakt, ai u formua në vitin 1291 nga disa kantone, duke krijuar një bashkim të lirë.
Konfederata e Vjetër Zvicerane deri në fund të shekullit të XVIII-të nuk kishte një parlament në kuptimin e vërtetë të fjalës. Si një konfederatë e kantoneve të pavarura dhe sovrane, pa një bashkim të qartë, ajo kishte një Tagsatzung, kongres të dërguar nga kantonet.
Ky kongres ishte mbajtur në Luzern, Cyrih, Schwyz dhe shpesh në Frauenfeld dhe Baden. Interesante është se ai mbahej edhe në qytete si Konstanca, të cilat nuk ishin pjesë e konfederatës. Ushtria franceze sulmoi Zvicrën në vitin 1798, dhe Konfederatën e Vjetër Zvicerane e zëvendësoi Republika Helvetike, një shtet i centralizuar sipas modelit francez.

Kryeqyteti i kësaj republike, e cila ishte një shtet vasal i Francës, gjatë pesë viteve të ekzistencës së saj ishin Aarau, Luzern dhe Berni, por askush nuk ishte i kënaqur. Për të vendosur rend, Napoleon Bonaparta në vitin 1803 rivendosi kufijtë e kantoneve të vjetra dhe krijoi kantone të reja si Vaud dhe Aargau.
Konfederata e 19 kantoneve, e krijuar nga Ligji i Pajtimit, gjithashtu nuk kishte një kryeqytet. Gjatë kësaj periudhe, gjashtë qytete e ndërronin pozitën e kryeqytetit, ndër to Friburg, Solothurn, Bazel, Luzern dhe Cyrrihu. Historiani Andre Holenstein shkruan se kryeqyteti, i cili atëherë quhej “paraqyteti i Konfederatës”, prej vitit 1815 ndryshonte çdo dy vjet mes Cyrihut, Bernës dhe Luzernit.
Kompromisi tipik zviceran
Zvicra moderne si shtet federal u krijua në vitin 1848. Për të parandaluar përqendrimin e pushtetit në kantonet liberale pas Luftës së Sonderbundit në vitin 1847 dhe për të ruajtur federalizmin, u gjet një kompromis tipik zviceran. Kështu, deputetët e të dy dhomave të parlamentit në vitin 1848 zgjodhën Bernën si vendqendrën e institucioneve të pushtetit federal.
Arsyeja për këtë ishte vendndodhja e tij gjeografike dhe mbështetja e kantoneve ku flitet kryesisht gjuha frënge.
Për më tepër, ky qytet ofroi pa pagesë tokën për ndërtimin e ndërtesave të institucioneve federale, shkruan swissinfo.
Institucione të tjera të rëndësishme ndodhen në qytete të tjera të mëdha. Për shembull, Gjykata Federale është në Lozanë, Gjykata Federale Penale në Bellinzonë, ndërsa selia e Bankës Kombëtare të Zvicrës është në Cyrih dhe Bernë.
Që nga ajo kohë, Berni njihet si qyteti federal, megjithëse ky term nuk ekziston në kushtetutë. Historiani Holenstein mendon se deputetët, duke mos zgjedhur një kryeqytet, morën parasysh disponimin e kantoneve me popullsi katolike konservative.
Duket se kjo strategji ka pasur sukses, pasi Zvicra ka mbetur e qëndrueshme që nga ajo kohë dhe është vendosur si një nga demokratitë më të suksesshme në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

Kaos në Sarajevë - Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë shtetërore ta arrestojë Dodikun

Trump zemërohet me Zelenskyn: Krimea ka humbur gjatë kohës së Obamas

"Emocionet kanë qenë të larta sot", Zelensky duket se i përgjigjet kritikave të Trumpit

Jordania shpall të jashtëligjshëm grupin “Vëllazëria Myslimane”, konfiskon asetet dhe zyrat e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë