Pse u bastis PTK-ja?
“E kam kape për krahu Prokurorin dhe e kam afruar te dritarja dhe i kam thëne; shih njerëzit tuaj, a mendon se për një kontroll që më një kërkesë të zakonshme ka mundur të kryhet; nuk ka pas nevojë për 36 polic të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë”? Unë mendoj se jo, tregonte Shyqyri Haxha në intervistën e dhënë në Klan Kosova.
Por, pyetja “1 milion dollarësh” pse janë bërë bastisje në këtë mënyrë sensacionale dhe në kohë kur i gjithë bashkëpunimi i PTK-së me EULEX-in dhe organet tjera të drejtësisë së Kosovës janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Në të njëjtën kohë ushtaraku anglez Richard Quick është udhëheqës i Departamentit të Hetimeve në PTK; gjë që tregon se nuk ka munguar ky bashkëpunim në asnjë moment.
Si vendas, ndoshta unë do të kisha hezituar në një bashkëpunim të tillë?! Dihet se vendimi për kontratën me “Dardafonin” është nënshkruar dhe aprovuar dy (2) muaj para se z. Haxha të vinte në PTK – me 20/10/2008. Ndërsa Dr. Haxha e merre detyrën me 17/12/2008. Jo që z. Haxha është Shenjtë – assesi. Por, ka pas fat të mos jetë në Kosovë dhe mos ta ushtroi këtë detyrë në kohën e vendimit. Mua më kujtohet më shumë se kujtdo tjetër se kam qenë konkurrent për këtë pozitë. Por, kush dëshiron që ta shkatërroi BRAND/IMAZHIN (GOODWILL) të PTK-së mu në kohën e shitjes së saj dhe pse? Këtu pason përgjigjja $1 milion dollarësh.
Sa vërtetë kushton PTK-ja?
Richard Quick me një histori ushtarake qe ka shërbyer në Flotën Ushtarakë Detare e që ka përshkuar horizonte në sektorin e helikopterëve dhe aeroplanëve luftarak është mësuar si shqiponja nga lartësia t’i vrojtoi dhe shikoi gjërat nga lart dhe t’i identifikoi xhepat. Nga hyrja e EULEX-it në KS, z. Quick ka bashkëpunuar ngushtë me ta në të gjitha sferat e interesit. Si punëtor i PTK-së e di se para 6 muajsh, disa lëndë janë marrë prej PTK-së nga EULEX-i. Duke marrë parasysh këtë dhe duke u bazuar në zhvillimet e fundit ka vetëm një përfundim/konkludim; kompanitë që dëshirojnë ta blejnë PTK-në, gjithashtu dëshirojnë t’ia ulin vlerën PTK-së edhe po duket se i kanë rrënjët thellë edhe në prokurorinë e EULEX-it në mënyrën “këshillëdhënëse apo mitodhënëse”. Uroj që asnjërën, por… Pjesëtarët e EULEX-it janë njerëz po ashtu. Ky është i vetmi shpjegim i prekshëm deri me tash.
Gjithmonë e them: “Ai që e futë dorën në kazanin plot me ujë – kur e nxjerrë atë e ka të lagët”. Kështu që ata që e kanë dorën e lagët, duhet të ruhen këtyre ditëve e edhe Kryeshefi nëse ka vepruar në kundërshtim e politikat e kompanisë? Por, më nxiti shumë deklarimi i Dr. Haxhës kur tha se edhe prokurori që më herët është marrë me PTK-në ishte ndërruar! Pse?
Të fillojmë elaborimin e gjërave nga vlera e PTK-së. Vetëm për numrin aktual të konsumatorëve PTK-ja vlerësohet €200 milion euro. Pastaj edhe €250 milion të tjera pajisje dhe infrastrukturë dhe rreth €150-200 milion të tjera BRAND/IMAZH. Qëllimi i blerësve, besoj unë, është që këtë të fundit >EMRIN E MIRË (GOODWILL)< ta poshtërojnë dhe ta zhdukin. Pra, vlera aktuale e PTK-së, mendoj unë, është nga €600 deri në €650 milion euro. A do të shitët kështu unë nuk e di? Por, një gjë e di që po të ishte kompani private një veprim i tillë spektakular i policisë nuk do të ndodhte. Ata kanë mundur që me një kërkesë/shkresë, si atë më herët; ta marrin edhe një herë tërë lëndën.
Epilogu
Janë kompanitë ndërkombëtare Aziatiko-Evropiane që janë shumë të interesuara që ta blejnë PTK-në. Bashkëpunimi i tyre si në aspektin e blerjes, por edhe në fusha të tjera nuk ka munguar, as në të kaluarën, e as tash nuk mungon! Ato kompani janë të njohura për njerëzit e përfshirë në këtë proces të privatizimit – për publikun do të mbetën anonime deri në një shkrim tjetër.
Sipas Dashnim Shkrelit njëri prej zotëruesve më të mirë në Kosovë për PR (marrëdhënie me publikun) dhe marketing thotë se çdo nënvleftësim dhe zhvlerësim i IMAZH-it të PTK-së, nënkupton liri më e madhe për të manovruar edhe me çmimet tjera. Kur nuk ke emër, nuk ke asgjë. IMAZH-i/BRAND-i është fuqi motorike e çdo kompanie të vogël apo të madhe. Po sipas tij, IMAZH-i e ngritë vlerën e kompanisë në shifra të larta, e që në rastin aktual po tentohet të behët një zhvlerësim i përgjithshëm në aspektin e imazhit. Kjo fuqi fitohet me shumë angazhim, punë dhe mund – nuk pikë nga qielli.
Duhet ilustruar se kompani të tjera në botë janë shitur shtrenjtë vetëm për shkak të IMAZH-it të mirë. Imazhi i kompanisë britanike të telekomunikacionit British Telecom (BT) sot kushton £2 miliard funta. Kjo tregon mese miri rëndësinë e IMAZH-it – EMRIT TË MIRË, theksoi ai.
Nëse EULEX-i vërtetë dëshiron ta shpëtoj PTK-në, atëherë ata duhet të punojnë drejt. Drejtësia i zgjidhë të gjitha. Ata duke burgosur dhe gjykuar dike; në këtë mënyrë do ta ndihmonin tërë procesin dhe do ta zvogëlonin këtë dukuri negative dhe elementet korruptive për të cilat po flitet shume e nuk po shihet asgjë. Indianët thonë: “Shumë tym e pak flakë”. Por, asnjëherë nuk ka suksese me bastisje spektakulare e asgjë tjetër.
Engjujt dhe Djajtë duhet situr mirë në këtë proces dhe Engjujt e vërtetë t’i leni jashtë e Djajtë e vërtetë t’i mbani brenda – nëse mundeni?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës