LAJMI I FUNDIT:

Pse Turqia nuk e ndryshoi orën të dielën?

Pse Turqia nuk e ndryshoi orën të dielën?
FILE - Custodian Ray Keen checks the time on a clock face after changing the time on the 97-year-old clock atop the Clay County Courthouse, in this Nov. 6, 2010 file photo taken in Clay Center, Kan. Most Americans will be able to get an extra hour of sleep Sunday Nov. 2, 2014 thanks to the annual shift back to standard time. Officially, the change occurs at 2 a.m. Sunday, but most people will set their clocks back before hitting the sack Saturday night. (AP Photo/Charlie Riedel, File)

Ndërsa në mesnatën mes së shtunës dhe së dielës që sapo lamë pas, ashtu si çdo vit, në shumicën e vendeve evropiane akrepat u kthyen pas për një orë, në Turqi nuk ndryshoi asgjë. Turqia ndiqte që nga viti 1985 praktikën e BE, me ndryshimin e orës, ndonëse nuk është anëtare.

Ashtu siç njoftoi pas dështimit të grushtit të shtetit, Ankaraja vendosi të mbajë orën zyrtare për të gjithë periudhën e vitit. Një zgjidhje e motivuar zyrtarisht me qëllimin për të kursyer energji. Por, pasojat e mundshme politike dhe tregtare nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Shumë komentatorë politikë kanë nënvizuar me këtë rast se rivendosja e miqësisë me Rusinë e Vladimir Putinit si edhe miqësia jo më pak simbolike me botën islamike sunite, pikërisht me Arabinë Saudite do të ketë efekte të menjëhershme, sidomos në planin ekonomik.


Megjithatë, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme, Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Turqisë.

“Diferenca prej një ose dy orësh me pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE-së kërcënon vështirësimin e punës së eksportuesve dhe importuesve si edhe të atyre që merren me transaksionet financiare”, thonë analistët. /javanews/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori