Në përpjekjen e saj post-sovjetike për të krijuar një identitet të ri kombëtar, Rusia e ka parë gjithmonë ShBA-në si “tjetrin”. Si partnerin apo armikun; si entiteti me të cilin duhet konkurruar, bashkëpunuar apo për t`u përballur për të matur rrugëtimin e saj drejt modernizimit dhe mbi të gjitha për të njohur statusin e një fuqie të madhe.
Nga pikëpamja e ndërtimit të identitetit të saj post-sovjetik, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara për Moskën është më e rëndësishme sesa ajo me Evropën, e cila mbetet vendimtare në nivelet kulturore, ekonomiko-tregtare, energjetike dhe të sigurisë.
Duke vëzhguar reflektimin e imazhit të vet në “pasqyrën” amerikane, Rusia ka zbuluar shpesh një ndjenjë dashuri-urrejtje ndaj Shteteve të Bashkuara, e cila fsheh në fakt një kompleks të dyfishtë superioriteti dhe inferioriteti.
Dëshira për t’u hapur drejt Perëndimit, ka ekzistuar në të njëjtën kohë me nevojën për t’u tërhequr në atë që Joseph Brodsky e quajti “ksenofobia e lindur” e rusëve. Sipas sociologut Alexei Levinson, ky refleks kontradiktor do të kishte gjithashtu edhe një nuancë moraliste: Amerika është “Tjetri” për ne, në kuptimin metaforik. Rivaliteti me Amerikën nuk shpaloset në botën reale, por në reflektimin që ekziston për të në vetëdijen kolektive ruse. Dhe, në këtë sferë, ajo që ka rëndësi nuk është të mposhtësh “Tjetrin”, por të jesh plotësisht i sigurt se nuk je më i keq se ai.
Prandaj, Rusia nuk ka nevojë që të “mposhtë” Shtetet e Bashkuara, por të ndihet më mirë ose të ndjehet ndryshe nga kjo e fundit. “Ata mendojnë se ne jemi të barabartë me ta”, paralajmëroi Vladimir Putin, “por në fakt ne jemi ndryshe. Ne kemi një kod të ndryshëm gjenetik, kulturor dhe moral”.
Në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, të karakterizuara nga logjika e Luftës së Ftohtë, dhe kësisoj nga nevoja për t’u ndjerë superiorë ndaj tjetrit, ka ndodhur shumë rrallë të mos dominojnë nacionalizmat e tyre përkatës të shoqëruar me anti-amerikanizëm dhe rusofobi.
Kjo ndodhi gjatë dy luftërave botërore dhe gjatë reagimit ndaj sulmeve të 11 Shtatorit. Kjo u vu re – edhe pse në prapavijë – kur Moska u përpoq të niste rrugën e reformimit, duke e shtrirë shikimin drejt Perëndimit: me Nikita Khrushchevin, Mikhail Gorbachevin, Boris Yeltsinin dhe pjesërisht Dmitry Medvedevin.
Gjatë rrjedhës së Viteve Zero, me unipolaritetin e Uashingtonit dhe “kthesën konservatore” të Kremlinit, narrativa e një Amerike si “tjetri” armiqësor, nisi të dominonte sërish në Rusi. Kështu, nisi të flitej për “Luftën e Ftohtë 2.0”, një konflikt “hibrid”, “i parregullt” apo “asimetrik”. Një përplasje kjo e bazuar mbi të gjitha në propagandën e medias, tek gara për teknologji të reja, ideologjia, instrumentet ekonomike dhe financiare, apo edhe sanksionet. Konservatorët rusë e kanë ngritur tonin e retorikës anti-amerikane, duke i portretizuar gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara si një fuqi unilateraliste e cila përballet me dinamikën ruse, ekskluzivisht me kategoritë e veta konceptuale – kryesisht sipas nevojave të brendshme politike, apo përmes paragjykimit të një ndryshimi akoma demokratik që duhet të ndodhë.
Në rolin e saj si antagoniste, Amerika vazhdoi t’i shërbente Moskës si termi kryesor i krahasimit në shkallë ndërkombëtare. Prandaj, perceptimi i Uashingtonit për Rusinë konservatore të Putinit, mbetet një faktor përcaktues në propagandën e vazhdueshme të Kremlinit për vetëdijen kombëtare ruse.
Sigurisht, Moska e di mirë se marrëdhënia me një Uashington që po fokusohet gjithnjë e më shumë tek konfrontimi i tij strategjik me Pekinin, nuk është më strumbullari rreth të cilit sillet ekuilibri global. Po ashtu, ajo e di që edhe marrëdhënia dypalëshe me ShBA-në do të mbetet në një trajektore konfliktuale për një kohë të gjatë.
Kufizimet e brendshme dhe ndërkombëtare kanë penguar normalizimin e tyre që nga George Bushi i vjetër, i biri i tij dhe Barack Obama, dhe janë të tilla edhe sot. As kimia e mirë personale midis Donald Trump dhe Putinit – e nxitur nga një ndjeshmëri e përbashkët nacionaliste dhe një vizion i përbashkët i ushtrimit të pushtetit – nuk zbehu dot mosbesimin e ndërsjellët.
Gjithsesi, Rusia është po aq e vetëdijshme se ka disa avantazhe krahasuese ku mund të mbështetet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Ajo është një fuqi bërthamore dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit; partnere në luftën kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve bërthamore; mbetet një lojtare kyçe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Ndërkohë, ka një sistem politik që mundëson një vendimmarrje më të shpejtë sesa demokracitë perëndimore; ka një prirje më të madhe për të ndërmarrë rreziqe, përfshirë ato ushtarake, kur janë në rrezik interesat e saj jetike. Pra, Rusia ka ende një ndikim të fortë në agjendën ndërkombëtare.
Duke e parë zhdukjen e mundësisë së fitimit të një statusi të fuqisë së madhe përmes ndërtimit të një partneriteti “midis të barabartëve”, me Shtëpinë e Bardhë, Moska ka nisur të jetë e kënaqur me veten, duke qenë një prishës potencial i interesave kombëtare amerikane.
Sfidimi i Shteteve të Bashkuara dhe tendenca e saj unilateraliste duke dhënë shfaqje të ndryshme ndërkombëtare – nga Siria në Iran, nga Ukraina në Libi – është bërë kësisoj taktika më e thjeshtë që përdoret për të projektuar autonominë dhe sovranitetin rus. Një mënyrë kjo e ndryshme për të tërhequr vëmendjen dhe fituar respektin e “tjetrit”. Të ndihesh si protagonist. Një qasje që të sjell ndërmend fjalët e shkrimtarit Albert Camus në novelën “I huaji”: “Edhe në bankën e të akuzuarit, është gjithmonë interesante të dëgjosh të flitet për veten!”.
Pra, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara, me “tjetrin”, mbetet një provë vendimtare për identifikimin e kulturës politike të Rusisë konservatore.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në fakt mishërojnë dy destinacione të kundërta, duke pasqyruar dy vetëpërfaqësime të ndryshme kombëtare dhe dy botëkuptime të ndryshme. Për të kuptuar plotësisht objektivat e “kthesës konservatore” të Putinit, ne duhet të krahasojmë mesianizmin e ndryshëm të mishëruar nga Moska dhe Uashingtoni. Nga njëra anë, ai i përmbledhur nga historiani Richard Hofstadter mbi Amerikën: “Ishte fati ynë si komb të mos kishim një ideologji, por të ishim vetë një ideologji”. Nga ana tjetër, ai i shprehur nga filozofi Vladimir Solovyov mbi Rusinë: “Ideja e një kombi nuk është ajo që mendon për veten në kohë të caktuara, por ajo që Zoti mendon për të në përjetësi”.
Është pikërisht papajtueshmëria midis dy misioneve të ndryshme historike që gjendet në rrënjën kulturore të keqkuptimit gjeopolitik midis Uashingtonit dhe Moskës dhe që dikton ende sot 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Një keqkuptim që ka marrë formën e një kontrasti të ri ideologjik midis liberalizmit global të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara, sidomos me ardhjen e administratës Joe Biden, dhe konservatorizmit pragmatik të Rusisë së Putinit. Pra, një kontrast midis revolucionit dhe anti-revolucionit. Midis kapërcimit të regjimit antik dhe mbrojtjes së statuskuosë. /Pjesë nga libri: “Rusia e Përjetshme. :Origjina dhe ndërtimi i ideologjisë post-sovjetike“/Autor: Luca Gori/Marrë me shkurtime nga: “Linkiesta”/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti