LAJMI I FUNDIT:

Pse PDK i fitoi zgjedhjet?

Vetë koha e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme fliste ne favor të Partisë Demokratike. Problemet brenda partiake në partinë rivale LDK vazhduan edhe pas zgjedhjes së kryetarit në Kuvendin e 7-të të saj, me largimin nga partia të njerëzve me ndikim regjional. Deri në prishjen e koalicionit, njerëz të caktuar të LDK-së në çdo problem e perkrahen fuqishëm qeverinë për interesa personale, prandaj erdhi goditja elektorale.

Zërat elektoral të LDK-së kishin emrin Isa Mustafa për kryetar, ndërsa një pjesë e ngushtë e elektoratit, të cilët për arsye të njëjta sikurse vet ai, personale, e dëshironin Fatmir Sejdiun, ta vazhdonte rrugëtimin drejt fundosjes së partisë, e cila në të kundërtën llogaritej se ishte shpresë e madhe për largimin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë edhe e keqqeverisjes. Se me rigjenerimin dhe me strukturimin e partisë në krye me të parin e kryeqytetit, Isa Mustafën, shumë njerëz besonin se LDK-ja do të ishte partia e parë.

Më 9 nëntor Isa Mustafa u zgjodh kryetar i partisë, i cili deri atë ditë i kishte ftuar për unitet njerëzit e shpërndarë nga partia, nga koha e vdekjes së presidentit Rugova e deri te ngjarjet e fundit që kishin ndodhur. Kjo gjë ishte pritur shumë gjatë nga njerëzit tashmë të gatshëm për tu inkuadruar në strukturat partiake ku ishin më herët, por pas zgjedhjes kryetar i partisë si duket u harrua uniteti partiak i premtuar nga Isa Mustafa. Kishte edhe prej atyre që u larguan, pa treguar arsyet. Këta njerëz nuk kishin qëllim dhe vizion të cilat i posedonte udhëheqësi i tyre Mustafa, madje shumë mendime kishte se i kanë ndihmuar me rritje elektorale partitë në të cilat kishin lëvizur, mirëpo u dëshmua e kundërta.


AAK bëri fushatë të ngjashme me fushatën e LDK-së në 2007, të cilët tërë kohën përdorën figurën e presidentit të parë të Kosovës dhe duke u ofruar një platformë relative për qeverisje. Duke qenë të fokusuar ne personalitetet e tyre partiake dhe në bindjet e tyre për fitore, LDK-së i kushtoi në 2007, AAK e pësoi në 2010.

Pastaj futja në skenë e dy partive politike, Vetëvendosje dhe FER, arritën t’i ndërronin kahjen elektoratit urban dhe më pak atij periferik të LDK-së. Ky ishte një indikator pasi elektorati i LDK-së pa mosseriozitetin për unitet brenda partisë.

Te Vetëvendosja populli pa një parti me një pikësynim, me vizion të qartë, për të arritur deri te synimi i saj për bashkimin kombëtar, por njerëzit të cilët e kanë këtë gjë të pafokusuar se bashkimi kombëtar do të na gjen në një shtet të fortë në të gjitha drejtimet, bëri që shumë prej tyre të mos interesuan më për programin e kësaj partie. Si duket partitë e mëdha dhe njerëz të kategorive të ndryshëm e ndalën hovin e saj duke thënë se në Kosovë dhe në Shqipëri ka probleme shumë më të rëndësishme për tu trajtuar, dhe se Kosova dhe Shqipëria kanë ambicie tjera sic është integrimi në strukturat euroatlantike.

Mirëpo edhe ndikimet regjionale të ndryshme brenda vendit bënë ende një përqindje të madhe të popullatës që në mënyrë instiktive të votojnë për partinë e regjionit të tyre dhe në atë mënyrë të vazhdojë qeverisja të cilën shumë pak njerëz do e dëshironin. Varfëria në vend bënë të mundur që vota e qytetarit të jetë e diskriminuar, ngase pasuria e madhe e qeveritarëve dhe varfëria e madhe e popullit bënë të mundur që vota të mos jetë votë e lire dhe votë e vet qytetarit të Kosovës.

Këto ishin arsyet, rrethanat dhe shkaqet që demokratët do ta qeverisin Kosovën edhe për një mandat. Duke shpresuar se vetëdijesimi do të rritet, guximi do të shtohet dhe demokracia do të jetë në nivel, populli do të vendos vet në mandatin e ardhshëm për pushtetin e tij.

Në trend

Më shumë
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Magazina
Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori