Pse nuk ishe në protestë?
Thuaja se gjithmonë ke qenë kundër pushtetit, por jo edhe atëherë kur ai udhëhiqej nga ata që ishin zgjedhur drejtpërdrejt nga ana e popullit. Gjithmonë ke qenë kundër padrejtësive, dhe i tillë do të mbetesh përgjithmonë. Asnjëherë në jetën tënde nuk e ke duruar padrejtësinë, qoftë e vogël apo e madhe që të është bërë. Nëse ajo padrejtësi të është bërë nga njerëz të një kombi tjetër apo të ndonjë pushteti tjetër, ke ditur të reagosh zëshëm, madje edhe atëherë kur je kërcënuar me burgim, me izolim, madje edhe me rrahje. Jam i bindur se sot, pas 14 vjetësh qëkur pushtuesi ka ikur nga shteti yt, ti nuk ke besuar dot se ai që të udhëheq do të jetë në thumbin e kritikave gati për gjithçka. Sot, kur ndoshta i madh e i vogël ishin në protestë, ti këtë herë zgjodhe heshtjen dhe nuk iu bashkove të gjithë atyre që protestuan edhe për ty. A mendove se ata do ta kryejnë “argatin” tënd?
Nëse ke menduar kështu e ke gabim, madje shumë gabim. Ti, që ne të thoshim guximtar i të gjitha kohëve, pse heshte kur shumëkush nga të gjitha anët e Kosovës gjetën kohë dhe bënë mund të protestojnë, jo vetëm për faturat e KEK-ut… Se, po të ishin vetëm këto do t’ia bënim çaren disi, edhe unë edhe ti, edhe ai që vjen nga skaji më i largët I Kosovës, edhe Arta Dobroshi, xhepi i së cilës i përballon me lehtësi të gjitha.
Këtë herë ti nuk ishe në protestë, jo për faktin se ndoshta dikush ka menduar se pajtohesh me të gjitha faturat, por për faktin se zgjodhe heshtjen për të parë nëse pushteti i tashëm do të bëjë edhe reagimin më të vogël. Dhe, reagimi erdhi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, kishte parë me sytë e tij se në këtë protestë kishte njerëz që nuk i kishin faturat e fryra. Por, si kishte mundur t’i identifikonte ai individët e tillë. Në protestë nuk ishte, apo ai i ka pasur “argatët” e tij të infiltruar në protestë, të cilët, për t’ia bërë qejfin shefit të tyre, ende pa përfunduar ajo ia kishin dhënë selamin, duke i thënë: pamë shumë njerëz që nuk bisedonin për fatura. Por, për çka do të mund të kishin biseduar protestuesit, pos për faturat dhe për fukarallëkun që e ka katandisur këtë vend.
Sigurisht se në këtë protestë nuk ishe ti. Andaj, ne ta vumë një mungesë, e nëse në ditën tjetër të protestës mungon përsëri, ne nuk do të të quajmë më guximtari i të gjitha kohëve. Por, edhe një gjë ti duhet ta kesh të sigurt: më nuk protestojmë për ty, prandaj edhe mos gabo në të ardhmen t’ua bësh “fytyrën për pesë pare pushtetarëve”, siç ua ke bërë shumë vjet më parë, atëherë kur vetëm ata që e donin shumë kombin e tyre reagonin ndaj padrejtësive të mëdha. Sot, kur pushtetin e kanë tanët, zgjohu edhe ti, se nuk i kemi punët aq mirë sa mendon dikush. Zgjohu ti, bashkë me të gjithë ata që në shtëpitë e tyre ankohen para anëtarëve të tjerë të familjes për koston e lartë të jetesës, se ata nuk kanë faj që ti, unë dhe ai tjetri marrim rroga me tri shifra, që numri i tyre i parë të shumtën e herëve është një, te disa dy e te disa nuk e kalon treshin…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti