LAJMI I FUNDIT:

Pse Miloti nuk vjen me bashkëpunime?!

Pse Miloti nuk vjen me bashkëpunime?!

Bashkëpunimet muzikore janë bërë trend në skenën muzikore shqiptare.

Vetëm në sezonin e fundit prurjet më të shpeshta dhe më të suksesshme ishin ato mes reperëve dhe këngëtareve femra.

Të vetmin reper që viteve të fundit nuk e kemi parë me ndonjë projekt jasht grupit është Milot Hasangjekaj i Etnon.


Miloti për Telegrafin tha se kjo ka të bëjë më shumë me personalitetin e ti si person më i mbyllur dhe nuk ka të bëjë me raportet me kolegët, të cilat sipas tij janë shumë të mira.

“Më herët kam pasur disa bashkëpunime jasht grupit, ndërsa tani ka një kohë të gjatë që nuk kam ardhur me ndonjë bashkëpunim. Arsyeja është se në përgjithësi jam më i mbyllur e i rezervuar dhe nuk më pëlqen të bëj diçka që nuk ndihem mirë”, tha artisti duke mos mbyllur mundësinë se në një të ardhme mund ta shohim bashkë me ndonjë këngëtar apo këngëtare.

“Sipas mendimit tim bashkëpunimet, kombinimet e stileve janë kërkesë dhe nevojë e tregut po ashtu është në trend jo vetëm tek ne por edhe në tregun ndërkombëtar”, shtoj tutje Miloti duke mos cekur ndonjë emër se me kë do të vinte ai në bashkëpunim në të ardhmen sepse sipas tij çdo gjë varet nga kënga se si përshtaten artistët.

Mes tjerash njëri ndër reperët që të parët sollën repin në Kosovë, foli edhe për projektin e fundit të tyre të titulluar “Million”, në të cilin sfidojnë vetën edhe në aktrim.

“Realisht ka qenë pak problem me hy në role, por besoj që e kemi kalu me sukses atë provim”, tha për fund Hasangjekaj.

Ndryshe “Million” u pëlqye shumë nga publiku duke arritur një numër të madh klikimesh në vetëm pak ditë. /Telegrafi/

12179136_1055324681157969_18937675_n