Pse me shkronja cirilike?
Ndonëse futbolli në botën shqiptare nuk është një sport që ka një histori të gjatë dhe të suksesshme, ai gjithnjë e më shumë është duke u bërë një sport popullor, që tashmë është bërë interesim i thuaja se çdo të riu shqiptar. Nuk ka jo vetëm qytet, por madje as lagje të të gjitha vendbanimeve të trojeve shqiptare që nuk luhet ky sport. Edhe pse në kushte jo edhe aq të favorshme të infrastrukturës, në secilin kënd të vendit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, janë duke u bërë përpjekje që të gjenden talentë të ndryshëm të këtij sporti, të cilët mbase për një kohë jo edhe aq të gjatë do të bënin emër në sportin më të popullarizuar në botë. Na ka rënë shpeshherë të dëgjojmë për ndonjë talent të futbollit si këndej e andej kufirit, si te shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi, por edhe të Kosovës Lindore. Por, jo vetëm kaq. Kemi dëgjuar edhe talentë të futbollit nëpër shtete të ndryshme evropiane, të cilët tashmë e kanë krijuar identitetin e tyre si futbollistë të shquar, e ka të tillë që tash janë në hapat e parë të karrierës së tyre, shumë të ndritshme. Megjithatë, një gjë është duke më munduar tash një kohë të gjatë.
Të gjithë e dimë se mbishkrimi i mbiemrave nëpër fanellat e futbollistëve nuk ka ndonjë histori të gjatë. Disa gjenerata më të vjetra e dinë fare mirë se në të kaluarën futbollistët nuk i kanë pasur fanellat me mbiemrat e tyre në shpinë, e madje edhe numrat nëpër fanella nuk kanë qenë siç janë tash. Këta të fundit kanë qenë prej 1-11 për përbërjen e parë, ndërsa për zëvendësuesit kanë qenë prej 12-16, e më vonë edhe deri në 18. Kur është fjala te mbiemrat nëpër fanella e dimë fare mirë se shumë prej futbollistëve i kanë të shkruar mbiemrat e tyre ashtu siç i kanë, por ka edhe shumë syresh që në vend të mbiemrit e shkruajë, disa emrin e disa të tjerë edhe nofkën, e këtë të fundit më së shumti e bëjnë futbollistët brazilianë, të cilët kanë emra me madje edhe me pesë fjalë. Por, si qëndron puna me mbiemrat e futbollistëve shqiptarë, që tash i veshin fanellat e skuadrave më të njohura evropiane. Këtu nuk e kemi një praktikë të mirë, pasi ka disa futbollistë që nuk e shfrytëzojnë mbiemrin e tyre nga gjuha shqipe dhe si të tillë ta bartin në fanellat e tyre.
Ditëve të fundit jam irrituar tej mase kur e kam parë në fanellën e tij mbiemrin e futbollistit të njohur shqiptar nga Gostivari, Admir Mehmedi (luan me Dinamon e Kievit në Ukrainë), mbiemri i të cilit ishte i shtypur me shkronja cirilike. Por hiq më mirë në fanellë nuk është i shkruar as mbiemri i futbollistit të Napolit, Blerim Xhemaili, i cili për ta shkruar mbiemrin e tij përdor alfabetik latin, por jo me “Xh”, por me “Dz”. Megjithatë, një hap para, apo më mirë thënë shqip i kanë të shkruar në fanellat e tyre Xherdan Shaqiri dhe Taulant Xhaka, por edhe disa futbollistë të tjerë.
E di që dikush do të thotë se politika duhet të jetë sa më larg sportit, por në këtë rast, duhet bërë edhe pak politikë, pasi me emrin dhe mbiemrin tënd nuk mund të luajë askush, madje as edhe pronari i klubit. Ja një shembull që duket paksa i pazakontë, por është më se i vërtetë. Në Kampionatin spanjoll ka shumë futbollistë serbë që ose kanë luajtur ose janë duke luajtur edhe tani, ndërsa unë po i përmend dy prej tyre, Bojan Krkic dhe Ivica Dragutinovic. Asnjëri prej tyre në fanellat përkatëse nuk i kanë të shkruar mbiemrat. I pari në fanellë e ka të shkruar emrin (Bojan), ndërsa i dyti, nofkën e tij, Drago. Ndonëse ne nuk e kemi fuqinë që të bëjmë që futbollistët shqiptarë t’i shkruajnë në shqip mbiemrat e tyre, ne megjithatë atyre u propozojmë që ta bëjnë një gjë të tillë, e këtë e bëjmë duke e shfrytëzuar me këtë rast moton më të mirë të “Tifozëve Kuq e Zi”, “O sa mirë me qenë shqiptar”.
(Autori është gazetar i pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti