LAJMI I FUNDIT:

Pse mban mjekër Mazreku?

Pse mban mjekër Mazreku?

Qendra e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku, dallohet me imazhin e tij në parket. Mazreku mban mjekër, duke shtyrë të gjithë të mendojnë arsyen se pse ai e preferon këtë. Për qëllime prestigjioze, fetare apo pse ajo i sjell fat.

Qendra bardhekaltër njihet si person i përkushtuar ndaj religjionit dhe këtë nuk heziton ta pranojë. Por pse mjekra?

“Para çdo ndeshje unë gjithmonë i bëj përkujtim Zotit përmes lutjeve. Zakonisht unë bëj lutje çdo ditë, por nuk kam ndonjë ritual më të veçantë kur hyj në ndeshje. Përjashtim bën vetëm ndonjë lojë e rëndësishme, kur them ndonjë lutje më të veçantë dhe hyj me abdes”, thotë Mazreku për Zërin.

“Mjekrën e mbaj të gjatë pikërisht për shkak të fesë. Absolutisht nuk ka asnjë arsye tjetër. E di se shpesh herë mjekra është sinonim i agresivitetit apo për dikë edhe fatit, por për mua jo. Besimi ynë, përkatësisht pejgamberi ynë ka thënë që t’i shkurtojmë mustaqet e t’i rrisim mjekrat, gjë të cilën unë si besimtar e respektoj dhe e kryej me përpikëri. Prandaj mjekra ime nuk ka të bëjë aspak me sport, as me shqiptarët edhe pse mjekra të tilla kanë pasur edhe shumë figura historike shqiptare si Adem Jashari e Skënderbeu”, shtoi ai për gazetën. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori