LAJMI I FUNDIT:

Pse lindi vajzë, 23 vjeçarja rrëfen dhunën nga familja e të shoqit

Pse lindi vajzë, 23 vjeçarja rrëfen dhunën nga familja e të shoqit

Pasi lindi vajzë jeta e Fatimes në shtëpinë e bashkëshortit të saj u kthye në një ferr. “Përnjëherë bashkëshorti im u bë njeri krejtësisht tjetër, gjaknxehtë dhe i dhunshëm” ka treguar shqiptarja për mediat zviceriane.

Përgjatë tetë muajve, 23 vjeçarja që jetonte në Kantonin e Tiçinos nuk guxonte të dilte nga banesa. Pasi u arratis dhe guxoi të denoncojë rastin e saj, ajo rrëfeu për mediat vuajtjet në shtëpinë e të shoqit.

Ajo ishte e burgosura, ndërsa familja e të shoqit kishte marrë rolin e gardianit. Kështu e përshkruan 23 vjeçarja Fatime* (emri i mbrojtur) nga Kosova ferrin që kishte përjetuar në banesën e saj.


“Ata më përgjonin ditë e natë. Nuk guxoja të dilja e vetme as për të blerë dhe as për ta shoqëruar vajzën në parkun e lodrave, menjëherë mbrapa banesës”, rrëfen Fatimja. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur nga frika se ajo do të ikte, transmeton albinfo.ch. Përveç që ishte mbajtur e ngujuar, ajo vazhdimisht edhe është rrahur nga i shoqi.

“Para martesës ne jemi parë vetëm një herë, një ditë të vetme. Por, kështu shkojnë këto punë te ne”, rrëfen Fatimja.

Fati i Fatimes nuk kishte mbetur i pavënë re. Të shqetësuar nga britmat e saj që dëgjoheshin nga banesa, fqinjët e kishin alarmuar disa herë policinë.

“Pas shumë përpjekjeve për të ikur, unë një ditë e mora vajzën dhe ikëm bashkë me të. Nuk kisha asgjë me vete përveç karrocës së fëmijëve. Nuk e dija italishten dhe nuk e njihja as qytetin ku jetoja”.

Pas arratisjes ajo kishte bërë kallëzim penal për bashkëshortin, i cili po ndiqet penalisht.

Ndonëse raste kaq ekstreme sikur ky i Fatimes janë të rralla, megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për një rast të veçuar. Sipas Këshillimores për gra në Lugano, vetëm gjatë vitit 2016 në Tiçino kanë ikur nga shtëpitë e tyre 300 gra, të shtyra nga dhuna familjare.

Fatimja tani jeton në liri, por frika mbetet shoqëruese e përhershme e saj: Familja e ish bashkëshortit e ka kërcënuar me vdekje.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori