Pse i duhej një deklaratë e tillë, z.Haxhinasto?!
I nderuar z. zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të gjysmës së dytë të atdheut tim – Shqipërisë!
Vizitat e juaj e fundit zyrtare-shtetërore në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, që ia bëtë këto ditë Republikës së Kosovës, pa dyshim, për të gjithë ne shqiptarët e Kosovës, ishte një hap tepër i qëlluar dhe tejet i mirëseardhur praktik, i cili edhe më tepër e forcon afrimin tonë të drejtpërdrejtë në mes të dy shteteve tona. Gjatë kësaj vizite dyditëshe, ju, në emër të Qeverisë Shqiptare, në mes tjerash, mbështetët dialogun e nisur mes Kosovës dhe Serbisë duke na inkurajuar në vazhdim se këto negociata do të ndikojnë drejtpërdrejt për së miri në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Gjatë të gjitha takimeve të shumta që patët me pushtetarë dhe përfaqësues të opozitës, ju, po ashtu na përcollët mbështetjen e fuqishme të shtetit Shqiptar në procesin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës.
Pse qeveria e juaj, z.Haxhinasto, i mbështet këto bisedime të Kosovës me Serbinë, kjo politikë na është e qartë. Të gjithë dëshirojmë ta kuptojmë ashtu: Sikur atë po e bëni qëllimisht për ta përfituar simpatinë karshi shteteve tjera të bashkësisë ndërkombëtare që aktualisht janë bartës dhe promotor të mbajtjes së tyre. Pra, në prapavijë, mbase duhet të jetë një performancë e nevojshme taktike-diplomatike për momentin.
Me këtë rast, aspak nuk dëshiroj të dyshoj se, në rend të parë ju, por dhe qeveria e juaj të cilin e përfaqësoni, e dinë mirë që këto bisedime për shumicën e shqiptarëve të Kosovës aspak nuk janë të pranueshme dhe ato fare nuk shprehin vullnetin politik të shumicës. Thjeshtë, si çdo herë me këso lojëra alla “negociata” apo “bisedime” me Serbinë, edhe këto të fundit bëhen kryekëput për interesa të Serbisë dhe mundësimit të saj që të kandidohet në BE, andaj si të tilla, fare nuk e kanë përkrahjen e gjerë popullore. Rezultati përfundimtar i tyre, patjetër se do të jetë i kobshëm jo vetëm për ne shqiptarët e Kosovës, por edhe për interesin e përgjithshëm kombëtare.
Nga ana tjetër, z. Haxhinasto, po ashtu ne shqiptarët e Kosovës e dimë se partia e juaj e koalicionit qeveritar me PD-në e Sali Berishës në pushtet – LSI-ja e Ilir Metës, ka marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësor me qeverinë dhe partitë tjera politike në Serbi, dhe se, edhe ju dikur keni qenë i ngarkuar me Punë i Përhershëm i Shqipërisë në Beograd. Nuk ka dyshim! Në thelb e njihni mirë mentalitetin serbë dhe politikën e tyre në përgjithësi. Kur CV-së suaj të pasur të një politikani dhe diplomati karriere, ia shtojmë edhe faktin se kualifikimin superior e keni nga fushat – Histori Filologji (diplomuar më 1989), edhe më tepër po na befason ajo pjesë e deklaratës suaj kategorike, se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkan janë të dëmshme për shqiptarët dhe se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.
Në cilësinë e një shqiptari që gjithsesi pretendon Bashkimin Kombëtar dhe me profesion të një juristi të zakonshëm, mua me këtë rast, aspak nuk më takon që juve si një ekspert të mirëfilltë në këtë fushë, t’ju mbaj ligjërata historike dhe politike, por, përmes këtij artikulli modest si reagim, vetëm desha t’ju përkujtoj se, kjo sarkazma (dëshiroj të besoj se janë ashtu) e panevojshme e deklarative diplomatike, fare nuk ka qenë e shëndetshme. Ende nuk e kam të qartë se çka ju detyroj ta bëni një gjë të tillë? Te kush tentuat ta arrini efektin e duhur të porosisë së saj. Tek populli, assesi jo! Përkundrazi, përmes saj ju shkaktuat zhgënjim dhe indinjatë si reagim tek qytetarët e Kosovës.
Një përgjigje të përkrahur nga gjithë ne si reagim, e morët zyrtarisht edhe nga takimi me një lëvizje politike të Kosovës, me 14 deputet në Parlamentin e saj, e cila, krahasuar me partinë e juaj, asaj të PD-së dhe të gjitha partive tjera në pozitë dhe opozitare në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojet etnike shqiptare, haptazi e pretendon dhe angazhohet për këtë synim të natyrshëm historik të popullit tonë.
Fundja, me këtë veprim, z. Haxhinasto, ju në mënyrë flagrante keni shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në të cilën si parim qartazi shprehen aspiratat e popullit shqiptar për Bashkim Kombëtar.
Për fund, shumë i nderuari, z. zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të gjysmës së dytë të atdheut tim – Shqipërisë! Ju me këto botëkuptime të gabuara që po i shprehni si politika zyrtare të qeverisë suaj, realisht, përmes tyre mund ta përfaqësoni vetëm një parti të vogël, apo edhe një koalicion pak sa më të madhe të një QEVERIE e cila nuk është SHTETI, dhe as populli shqiptar si tërësi. Ndërsa, nëse edhe më tej pretendoni t’i ruani ato bindje, ju garantoj se, në kuadrin e vullnetit të deklaruar të kombit tonë 8 milionësh, do të mbeteni edhe më pakicë… shumë e shumë më të vockël dhe tejet minor…!?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin