LAJMI I FUNDIT:

Pse ekzistojnë partitë politike në Kosovë?

Pse ekzistojnë partitë politike në Kosovë?

Në demokraci partitë janë ende hallka me e rëndësishme që lidh shtetin me shoqërinë. Partitë bartin rolin e një udhëheqësi politik, duke pasë parasysh që një demokraci moderne nuk mund të bëjë pa to.
Lidershipi politik duhet të jetë përgjegjës dhe i dukshëm për qytetaret, për interesat dhe kërkesat e qytetarëve.

Konrad Adenauer, i cili pas Luftës se Dytë Botërore ishte kancelari i parë dhe kryeministri i Republikës Federale të Gjermanisë, theksoi se “çdo parti politike ekziston për të mirën e njerëzve dhe jo për veten. Partive politike, anëtarëve të saj dhe udhëheqësve të tyre u kërkohet me shumë se kurrë të përballen me ketë përgjegjësi”.

Po partitë politike në Kosovë, a e ekzistojnë për të mirën e përgjithshme apo për të përfituar?


Edhe pse partitë politike luajnë një rol qenësor në zhvillimin e demokracisë dhe janë një urë lidhëse në mes shtetit dhe shoqërisë, përvoja na tregon se në vendin tonë partitë pothuajse më shumë ekzistojnë për të përfituar se sa për të punuar për të mirën e përgjithshme.

Duke marrë parasysh ketë fakt, atëherë është e nevojshme që partitë politike të kenë demokraci të brendshme, ashtu që interesi i qytetarëve të jetë jo vetëm pjesë, por edhe në krye të agjendave të tyre.

Zhvillimi i demokracisë në Kosovë është i lidhur ngushtë me demokracinë e brendshme të partive politike.

Partitë politike në Kosovë mund të quhen si të tilla sa i përket mënyrës se organizimit si grupe, por jo edhe me kritere tjera. Në vendin tonë partitë politike nuk kanë ideologji politike, nuk kanë as programe të qarta politike dhe as anëtarësi në bazë të ideologjisë.

Këto parti që nuk kanë ideologji politike tanimë po dihet, por mungesa e ideologjisë po ndikon që anëtarët e partive politike të lëvizin shumë shpesh nga njëra parti të tjetra.

Fenomeni i kalimeve të shpeshta apo “prurjeve të reja”, e që në fakt janë të vjetra, pothuajse nuk ka parti politike që nuk e ka prekur.

Organet e partive politike janë jofunksionale, sepse lideri dhe njerëzit e afërt me të kanë fuqinë që të vendosin si ua ka qejfi dhe atë duke shkelur edhe statutin e partisë.

Vendimet për parti merren larg organeve të partisë, në dreka dhe darka. Prioriteti i partive politike nuk është as interesi i qytetarëve e as kontributi në politikat shtetërore, por abuzimi me paranë publike, abuzimi me gjyqësorin dhe kënaqja e apetiteve të tyre.

Motivi për poste e pozita nuk vjen nga dëshira për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të luftuar papunësinë e rrjedhimisht edhe varfërinë, por vjen nga dëshira për më shumë pushtet personal dhe përfitime personale.

Kjo maratonë me këso lloj motive, jo vetëm që kërcënon demokracinë brenda partisë, por kërcënon demokracinë brenda shtetit. Nuk kërcënon vetëm rendin demokratik të partisë, por kërcënon rendin demokratik të shtetit.

Partitë në Kosovë të gjitha luftojnë për pushtet, po jo për shtet; të gjitha luftojnë për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo e demokracisë; të gjitha duan qytetaret, ama vetëm për t’i përdorur; të gjitha flasin kundër kapjes se shtetit, ama vet janë të kapura; të gjitha flasin për drejtësi ama vet janë te mykura në padrejtësi.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori