LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet zgjedhur programin MBA të Universitetit Sheffield?

Pse duhet zgjedhur programin MBA të Universitetit Sheffield?

Intervistë me Drejtorin Akademik të Programit MBA të Universitetit Sheffield, Dr. Leslie Szamosi.

Në çfarë industri janë të punësuar studentët e Programit Ekzekutiv MBA dhe cilat janë arsyet pse ata e zgjedhin këtë program?

Cila është mosha mesatare e studentëve që marrin pjesë në këtë program?

Studentët vijnë nga industri të ndryshme (Telekom, sektori bankar, sektori publik, kompani farmaceutike), po ashtu nga kompani prodhuese dhe ato që ofrojnë shërbime.

Rreth 30 për qind janë në pozita menaxheriale apo profesionale në marketing dhe shitje dhe 20 për qind nga sektori i inxhinierisë. Mosha mesatare është rreth 35 vjet.

Pse është e rëndësishme një diplomë MBA?

Të gjitha diplomat Master janë të rëndësishme meqenëse tregojnë një avancim të vazhdueshëm akademik.

Diploma MBA është shumë e rëndësishme dhe tregon që kandidati ka arritur një standard ndërkombëtar në edukim në fushën e biznesit dhe menaxhmentit.

Titulli MBA në gjithë botën është i njohur. Çdo ditë e më shumë, shumë kompani, lokale dhe ndërkombëtare janë në kërkim të profesionistëve dhe menaxherëve me një edukim të tillë.

Çfarë perspektive ju sjell ky program studentëve?

Programi ynë ju ofron studentëve mundësi për të avansuar karrierën e tyre ose brenda organizatës aktuale ku punojnë apo për të lëvizur në ndonjë kompani tjetër ose për të filluar biznesin e tyre privat.

Shumica e studentëve në programin MBA kërkojnë të kenë nivel më të lartë menaxheriale dhe pozita udhëheqëse.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se zgjerimi i rrjetit, ku edhe kandidatët njoftohen me shumë menaxherë tjerë në rajon, luan rol për zgjerim të biznesit apo për rritje bashkëpunimi.

Na tregoni më shumë për ligjëruesit në programin MBA? Prej nga janë? Çfarë kualifikimi kanë?

Ligjëruesit janë ekspertë në fushat e tyre, duke përfshirë përfojën e tyre të gjatë në fushat përkatëse si dhe nivelin akademik.

Shumica nga ligjëruesit kanë të përfunduar studimet e doktoratës në Europë apo në SHBA, si dhe kanë përvojë pune të gjatë në këto rajone.

Si kriter, ligjëruesit duhet më së paku të kenë të përfunduar nivelin Master, mirpo tek ne, 75 për qind e ligjëruesve kanë përfunduar doktoratën.

Cilat janë komentet më të shpeshta nga studentët MBA? Sa kanë mundur ata që ta aplikojnë dijen e marrë nga programi MBA në jetën e tyre profesionale? Sa mund të aplikohen ligjëratat në punën e tyre?

Komentet e pranuara nga gjithë studentët MBA nga vende të ndryshme të rajonit janë pozitive.

Ne, në rajon operojmë për 20 vite me radhë dhe gjatë kësaj kohe, studentët vlerësojnë lartë mundësinë që ju është ofruar, domethënë të mësojnë nga ligjërues më të mirë botërorë, si dhe integrojnë njohurinë që marrin në vendet e tyre të punës.

Shumë studentë na tregojnë se si i kanë aplikuar me sukses njohuritë e marra në Programin MBA.

Po ashtu, studentët vlerësojnë shumë udhëtimin dhe ligjëratat në Sheffield, Britani të Madhe, dhe në Selanik ku kanë mundësi të takohen me profesionistë të fushave të ndryshme.

Gjithashtu, mundësia e mbajtjes se ligjëratave në vende të ndryshme, përpos Selanikut (si në Kiev, Bukuresht apo Beograd), krijon shumë fleksibilitet dhe vlerësohet pozitivisht nga studentët.

Çfarë e bën më të veçantë programin Ekzekutiv MBA te Universiteti Sheffield në krahasim me programet tjera të ofruara në Evropë?

Sipas “Economist”, MBA nga Universiteti Sheffield është e 44-ta në botë (nga 1,000 shkollat e biznesit) dhe e 13-ta në Evropë.

Duke u nisur nga fakti që programi është akredituar nga AMBA dhe AACSB, tregon që ky program rreshtohet në listën e biznes-shkollave më të mira në Evropë. /Telegrafi/