Deputeti socialist Arben Ahmetaj tha të mërkurën se raporti i komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg konfirmoi vrasjen e katër shqiptarëve më 21 janar nga plumbat e Gardës Republikane.
“Është ky një krim për të cilin Saliu e Luli, si urdhëruesit e ekzekutorëve të Ziverit, Aleksit, Hekuranit e Faikut duhet, dhe herët a vonë, do të mbajnë përgjegjësi. Raporti konfirmon po ashtu se policia shqiptare nën drejtimin e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, jo vetëm që u tregua e paaftë, por ushtroi një dhunë të pashoqe, të padëgjuar në Evropën demokratike dhe në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut dhe të çdo ligji të këtij vendi”, tha Ahmetaj.
Deputeti socialist tha gjithashtu se raporti konfirmon se 113 të arrestuarve, shumë prej të cilëve të arrestuar më kot edhe pse s’kishin marrë pjesë në demonstratë, nuk u është ofruar asistencë ligjore. Të 19 minorenëve të arrestuar nuk është ofruar psikologu siç e kërkojnë standardet evropiane, tha ai duke shtuar se raporti vëren se të 113 demonstruesit e ndaluar nga policia në orët e pas protestës, janë keqtrajtuar gjatë ndalimit, janë keqtrajtuar gjatë qëndrimit në rajonet e policisë, janë keqtrajtuar gjatë transportit për në qendrat e paraburgimit dhe gjatë qëndrimit në këto qendra.
“Faktet e mbledhura në raport flasin për një realitet të hidhur dhe të rëndë të shkeljes së të drejtave të njeriut. Një realitet i denjë për regjimet autoritare dhe kleptokratike të kësaj bote, por jo për një vend të NATO-s, për një vend në mes të Evropës në vitin 2011 që tenton të trokasë në dyert e Bashkimit Evropian”, tha Ahmetaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit