LAJMI I FUNDIT:

Provimi i maturës do të mbikëqyret nga tremijë zyrtarë

Provimi i maturës do të mbikëqyret nga tremijë zyrtarë

Në MAShT u mbajti takimi me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit dhe ata të shkollave të mesme të larta për administrimin e provimit të maturës shtetërore në afatin e qershorit, u njoftua nga kjo ministri.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ministri i MAShT-it, Arsim Bajrami, thuhet në një kumtesë të Ministrisë.

Në këtë takim u bisedua për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, për sfidat dhe pritjet e këtij procesi të rëndësishëm të vlerësimit të nxënësve në nivel kombëtarë në arsimin parauniversitar. Bajrami i ka ftuar të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces që të jenë në nivel të përgjegjësisë profesionale dhe të angazhohen plotësisht për implementimin e suksesshëm të Testit të Maturës 2016.


“Matura Shtetërore është vlerësim i pjekurisë në sistemin arsimor, i cili tregon gjendjen reale në arsim. Ne jemi të përcaktuar që ky vlerësim të bëhet me standarde, kredibilitet dhe të mundësojë një pasqyrë reale të tranzicionit normal të nxënësve nga arsimi parauniversitar te arsimi i lartë. Kemi në fuqi Ligjin e ri të Maturës Shtetërore, i cili është hartuar me kontributin e gjithë juve dhe ka lehtësuar Maturën Shtetërore. Ky ligj ka bërë të mundur që Testi i Maturës të jetë një prag i domosdoshëm për nxënësit që do të aplikojnë në studime të larta, por të gjithë të pisen me diplomë pa marrë parasysh rezultatin në test”, theksoi ministri Bajrami.

Ai po ashtu ka folur edhe për organizimin e një aktiviteti të nivelit kombëtarë që do të mbahet pas përfundimit të afatit të parë të Testit të Maturës, i cili do t’ i ndihmojë nxënësit për orientim në karrierë dhe do t’ i informojë se cilat profile ofrojnë punësim të shpejtë.

Ndërsa, kryetari i KQShM-së, Azem Guri, ka folur për ndryshimet që janë bërë këtë vit sa i përket organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore 2016.

“Administrimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, në klasa do të ketë deri në 18 nxënës, në çdo të pestën klasë do të ketë një administrues, në çdo objekt shkollor do të ketë deri në dy Qendra të Testimit, e njëra qendër do të ketë prej 150-180 maturantë. Këtë vit, në cilësi të monitoruesve në çdo komunë do të jenë të pranishëm zyrtarët e MAShT-it”, ka thënë ai.

Provimit të Maturës Shtetërore 2016 do t’ i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, në 252 qendra të testimit dhe mbi 180 klasë, ndërsa për administrim janë të angazhuar rreth tremijë zyrtarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori