Ende pa nisur protesta para selisë së Partisë Demokratike ka ndodhur incidenti i parë mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga pamjet e Top Channel shihet që protestuesit kanë ofenduar dhe ndaluar të hyjnë në seli sekretarin e PD-së, Bejko, madje disa kanë dashur ta qëllojnë.
Bejko do hynte tek porta anësore e PD, kur mbështetës të Berishës i janë afruar dhe e kanë sharë, shtyrë dhe ofenduar.
Tensioni vijoi edhe në rrugë, ku një grup personash e kanë shtyrë dhe goditur Roland Bejkon.
Protestuesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër.
Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.
Ai tha shkurtimisht për mediat se: Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. I drejtohem vetëm Sali Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll se këtë që më bënë mua e kanë bërë vetëm turma e enveristëve që na ka nxjerrë jashtë nga greva. Për ca luftuam ne atëherë, luftuam për demokraci. Jemi që 90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim këto sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësia e menaxhimit të gjithë elitës së PD-së që e kanë lënë PD-në në këtë ditë. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës