Drenicasit sot kanë barrikaduar magjistralen Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë.
Protestuesit kanë bllokuar dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj. Është fjala për bllokimin e rrugës në fshatin Runik dhe Vojtesh, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.
Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe gjësende tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiq është paraparë ta vizitojë nga ora 9:15.
“Kërko falje për krimet e bëra”, shkruhet në njërën pankartë të vendosur nga qytetarët në Skenderaj.
Në protestë është parë edhe zyrtari i PDK-së, Gani Koci.
Ndërkohë protestuesit e grumbulluar i kanë vënë flakën një barrikade në rrugë.
Aty ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po vëzhgon situatën.
Shoqatat e dala nga lufta kanë njoftuar mbrëmë për protestën.
Njoftimi i plotë:
“Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj
Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftëtarë, invalidë dhe familjarë të dëshmoreve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morëm lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurrë’’, thuhet në njoftomin e veteranēve të UÇK-së – dega në Skënderaj.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon vizitën dyditëshe në Kosovë, ku sot takimet i fillon me vizitën në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Agjenda e Vuçiqit:
Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.
Dje Vuçiq ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve