LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë veterinarët e ardhshëm, kërkojnë objekt për studime

Protestojnë veterinarët e ardhshëm, kërkojnë objekt për studime

​Filloi të ndërtohet që nga viti 2013, por ende nuk ka përfunduar. Kështu studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk kanë objekt për mësime.

Kjo është arsyeja pse sot u protestua para Rektoratit.

Organizata studentore Reforma mbajti protestë duke shpalosur kërkesat e studentëve.


Objekti ka filluar të ndërtohet në Fushë Kosovë por nuk ka përfunduar ende, e studentët presin që në tetor të fillojnë mësimet në të.

Nënkryetari  dhe kryetari i ardhshëm i Parlamentit Studentor, Arben Elshani, tha se i janë drejtuar me disa pyetje publike Rektorit të Universitetit, të cilat i paraqitën edhe me letra.

“E ftojmë të na mbajë të informuar për çdo zhvillim në Universitetin e Prishtinës”, tha ai, duke theksuar se presin që nga tetori studentët t’i vazhdojnë studimet në objektin e ri.

Ndërsa kryetari i Reformës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Leotrim Asllanaj, tregoi se kjo kërkesë iu parashtrua Rektoratit javën e kaluar.

Ai gjithashtu kërkoi nga MASHT të tregojë më hollësisht se kur do të bëhet përfundimi i objektit.

“Në atë kohë, ish- ministri Ramë Buja pati theksuar se perspektiva e një shteti është bujqësia dhe veterinaria. Mirëpo që të kemi perspektivë më të mirë duhet që edhe kushtet ku mësojnë studentet të jenë më të mira”, tha ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori