Autoritetet kompetente në Kosovë nuk po angazhohen sa duhet për mundësinë e kthimit e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në jashtë territorit të Kosovës, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit, përderisa zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pohojnë angazhimin në këtë drejtim.
Kosova, në këtë drejtim, është treguar joaktive, thotë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, duke shtuar se në të kaluarën ka ndodhur ndarja e pasurisë në mes Republikave të ish-Jugosllavisë dhe në të njëjtin kohë, autoritetet kompetente në Kosovë nuk kanë ngritur zërin që të jenë pjesë në këtë ndarje të pasurisë.
“Kjo i takon një kapitulli që për momentin është i mbyllur, por në të ardhmen dashtë e pa dashtë, Kosova duhet të përgatitet për argumentim të kësaj pasurie. Dhe, kur bëhet fjalë për këtë, është momenti i fundit kur duhet të adresohen kërkesat e institucioneve tona për rikthimin e pasurisë së Kosovë, qoftë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri apo kudo”, konsideron Gërxhaliu.
Sipas dokumenteve zyrtare, në territorin e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të subjekteve ekonomike të Kosovës.
Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi – 42, 15 në Bosnje e Hercegovinë, 6 – në Kroaci, 4 – në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.
Zyrtarë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit pohojnë se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që ky proces të zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në këtë agjenci, thekson se për këtë çështje ka pasur bisedime me disa zyrtarë të shteteve ku gjenden pronat e Kosovës.
“Për këtë kanë krijuar grupe punuese për të evidentuar asetet e mbetura të kësaj çështjeje, që është kthimi i tyre te pronari i vërtetë – Shteti i Kosovës, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë Kaloshi.
Megjithatë, Gërxhaliu thekson se autoritetet kompetente nuk duhet ta kalojnë në heshtje këtë proces, por duhet të krijojnë transparencë dhe të ketë argumente për këtë çështje. Ai konsideron se ky problem duhet të ngrihet edhe në bisedimet që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Në qoftë se e tërë kjo pasuri shndërrohet në vlerë financiare, e ka një vlerë të rëndësishme. Prandaj, nuk është diçka që duhet harruar, nuk është diçka që duhet neglizhuar, por mbi të gjitha nuk është diçka që përmes një procesi të hirtë ose të mjegulluar të zgjidhet”, vlerëson Gërxhaliu.
Në bazë të dokumenteve zyrtare, vetëm ndërmarrja shoqërore “Jatex” nga Peja ka 31 objekte afariste në republikat e ish-Jugosllavisë. Pas kësaj vjen “Trepça” me 31 prona, pastaj “Eximkos”, ndërmarrja “Marketing-Export”, e të tjera. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri