LAJMI I FUNDIT:

​Promovohet “Kujtesa e Kosovës”, botimi që përmbledhë intervista të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

​Promovohet “Kujtesa e Kosovës”, botimi që përmbledhë intervista të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

Të hënën në përkujtim të Masakrës së Krushës së Madhe është promovuar botimi 10 vëllimesh “Kujtesa e Kosovës”, përmbledhje e përvojave të të mbijetuarve dhe familjarëve nga kjo masakër.

Këto histori personale të banorëve do të frymëzojnë për të kujtuar se Krusha e Madhe ishte një nga vendet më të rëndësishme në Kosovë.

Gjithashtu, me këtë rast u hap edhe ekspozita e parë në të cilën prezantohen video intervista të transkriptuara që tregojnë të mbijetuarit se çka kanë parë, dëgjuar e përjetuar nga mizoria e forcave policore serbe.


Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ngjarja e Krushës së Rahovecit do të mbetet gjithmonë e freskët dhe nuk do të harrohet kurrë. Ajo tha se vëllimet e sotshme do të shërbejnë për gjeneratat e reja që të rikujtohen vuajtjet e popullit nga serbët

Ajo theksoi se po angazhohen që të sjellin drejtësi për krimet e luftës, sipas saj krimet e luftës serbe as nuk do të falen as nuk do të harrohen asnjëherë.

“Që të përkujtojmë viktimat e Krushës së Rahovecit, ngjarje kjo e cila na pikëllon dhe mbetet gjithmonë e freskët dhe nuk do të harrohet kurrë. Vëllimet që sot po publikohen nuk do të na shërbejnë vetëm neve, por gjeneratave të reja që krimet që ka bërë Serbia të mos harrohen kurrë. Rrëfimet e ngjarjeve të Krushës së Madhe do të përcillen në breza, atë nuk do të harrojmë sepse nuk mund të harrojmë historinë tonë. 10:59 Mbledhja e këtyre rrëfimeve jo vetëm të tipit të këtij projekti por edhe grumbullimi i atyre rrëfimeve para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare do të ishte një material i bollshëm që në kuadër të institutit të sapo krijuar për dokumentimin e luftës në të githa mbledhim dëshmi të tilla. 11:28 Kosova tashmë e ka institutin ku do të dokumentohen të gjtiha krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Jemi duke u angazhuar shumë që të fuqizojmë institucione tona de të sjellim drejtësi për krimet luftës, ato as nuk do të falen as nuk do të harrohen asnjëherë”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, mentori i këtij projekti, Tahir Latifi tha se ka qenë e nevojshme që të dokumentohet masakra serbe përmes këtyre intervistave. Sipas tij, këto intervista në këtë mënyrë të dokumentuar mund t’i shërbejnë drejtësisë.

“Një çerek shekull duket larg me kohë, por a matet dhimbja dhe kujtesa me kohë, por sa rëndë peshon kujtesa për humbje të madhe njerëzore për drejtësinë e munguar, krahas vdekjes dhimbja dhe pritja për të pagjeturit bashkëjeton me krushianët.21:14 Shteti serb ende nuk është përballur me drejtësinë dhe pse ka kaluar një çerek shekull nga masakra dhe shumë dëshmitarë nuk jetonin më është parë e nevojshme që të bëhet dokumentimi i këtyre përmes intervistave me metodën gojore. Qëllimi i këtij projekti është të bëhet dokumenti i kësaj masakre duke mbledhur dëshmi dhe rrëfime të dëshmitarëve të masakrës. Qëllimi i këtij projekti është të bëhet dokumenti i kësaj masakre duke mbledhur dëshmi dhe rrëfime të dëshmitarëve të masakrës. Dokumentimi dhe mbledhja e këtyre rrëfimeve mund të i shërbejnë drejtësisë, rrëfimet e mbledhura nga kjo masakër janë një dëshmi autentike”, tha Latifi.

Ndërkaq, e mbijetuara e Krushës së Madhe, Miradie Ramadani derisa ka treguar rastet e dhimbshme që ka përjetuar në kohë luftë nga serbë, tha se ka përjetuar ferrin e vërtetë atje. Ajo tha se ka humbur burrin e saj dhe 12 meshkuj nga familja Ramadani.

Ajo tha se edhe sot i kujtohet zhurma e fëmijëve duke ikur nga serbët.

“Për masakrën e Krushës së Madhe unë e kam përjetuar tmerrin, jo vetëm se është 25 vjetori por është e freskët në gjithë fshatin Krushë e Madhe, sepse e kanë përjetuar, gratë burrat e fëmijët. Si nënë e kam humbur burrin dhe 12 meshkuj të familjes Ramadani, kurse gjithë fshati 360 meshkuj. E kam pasur djalin tetë muaj, edhe gjashtë vajza, kam humbur krejt anëtarët, si me i rrit unë këta shtatë fëmijë, djalin tetë muaj. Ditën e parë kur na kanë mbledhur serbët në fshat i kemi lëshuar të gjitha shtëpitë , atje jemi mbledhur të gjithë aty ka qenë tmerri. Na kanë ndarë meshkujt, prej grave dhe fëmijëve. 28:37 Burrit i kanë thënë çka ke në dorë, ka thënë po e mbajë se e kam një vajzë që pesë ditë pa ngrënë, djali vogël, i kanë gjuajt me pushkë dhe u gjuajt buka, vajza provojë me e marrë se e lakmoj, në fund na thanë përshëndetni për herë të fundit. Fshati i kallur deri në fund, asnjë shtëpi nuk ka mbetur pa u djegur”, tha Ramadani.

Projekti i botimit të librit me rrëfime krushianëve u promovua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe është ndihmuar financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e ShBA-së si dhe Komuna e Rahovecit.

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori