LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale Publike blen materiale zyre për 10.000 euro

Prokuroria Speciale Publike blen materiale zyre për 10.000 euro

Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale që ndërlidhen dhe burojnë nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve (Prokuroria Speciale Publike) ka publikuar shpallje për furnizim të materialeve të zyrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vlera e marrëveshjes pa TVSH është 600.000 denarë (rreth 10.000 euro), ndërsa kriteri kryesor për miratimin e marrëveshjes është çmimi më i ulët./Telegrafi/