LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Sofjes do ta hetojë aksidentin e avionit në “Majën e Selanikut”

Prokuroria e Sofjes do ta hetojë aksidentin e avionit në “Majën e Selanikut”

Prokuroria në Sofje hapi procedurë hetimore për rrëzimin e aeroplanit “Cesna” në Majën e Selanikut kur më 2 prill humbi jetë familja 4 anëtarëshe nga Bullgaria.

Prokuroria e Sofjes njoftoi se do të dëgjohen të punësuarit në Drejtorinë e marrëdhënieve konsullore në MPJ-në bullgare që janë të njoftuar me rastin, si dhe përfaqësues të komunikacionit ajror në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me informacionet se ka pasur turbulenca të forta dhe është humbur kontrolli i pilotit, njofton “Bgnes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Prokuroria do të kërkojë informacione për ekspertizat në Maqedoninë e Veriut, dhe shqyrtohet mundësia për ndonjë defekt eventual të aeroplanit.

Hetimi për aksidentin në Majën e Selanikut nisi në Maqedoninë e Veriut. Është formuar komision për hetimin e aksidentit ku krahas përfaqësuesve të komitetit për hetime të aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm të aviacionit. Në koordinim me autoritetet në Sofje, ka marrëveshje që në pjesën e komisionit të jenë edhe dy hetues bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori