LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët me “shpinë të nxehtë”!

Institucionet tona, edhe pse me vonesë, zgjedhën dhe emëruan prokurorët dhe gjykatësit, e rangut më të lartë. Deri dje me "myhyr" të huaj, të UNMIK-ut, tash janë të zgjedhurit e Republikës së Kosovës. Sa për fillim, më 16 shkurt, betimin para presidentit të shtetit, dr. Fatmir Sejdiut e kanë dhënë 22 veta, prej tyre 8 gjyqtarë të Gjykatës Supreme, ndërkaq të tjerët janë prokurorë, të Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale. Gati gjysma e të zgjedhurve janë zonja. Në Gjykatën Supreme raporti gjinor është 5 me 3 në favor të zonjave. Kjo flet se Kosova zbaton barazinë gjinore. Bile, ajo ia kalon edhe Londrës, Parisit, Romës, Madridit…

Risi e këtyre emërimeve është ajo: Sërish disa prokurorë, pjesë e sistemit të kaluar, "hypën në kali". Prokurorët me "shpinë të nxehtë", arritën t’ i hipnotizojnë krerët e shtetit, ua lënë ‘ këmbët e arushës në dorë ‘ !

Pritet "rundi i dytë" i emërimeve. Ndoshta, s’do të ndodhë "hipnoza e përsëritjes". Të emërohen profesionistët, njerëzit e ndershëm, jo ata me damka, për të cilët flet populli.
Njëra nga të zgjedhurat si gjykatëse e Gjyqit Suprem është Nesrin Lushta. Kjo zonjë, në postin e kryetares së KQZ-së, e bëri histori procesin e zgjedhjeve lokale. Ndoshta, ajo s’do të bëj histori zgjidhjen e lëndëve gjyqësore !


Kështu ngjet në jetë, emërohen kandidatët me"stazh", ata që dikur kanë ngritur aktakuza politike sipas të cilave shqiptarët janë dergjë në burgje. Këtë "cikërrimë", historinë e dosjeve të tyre, nuk e "panë" zyrtarët e shtetit ! Disa vende në rajon, e kanë "hequr fruthin", nuk i kanë emëruar "njerëzit e ligjit" nga sistemi i kaluar, ndërsa tek ne kjo formulë s’ vlen! Harrojnë krerët e shtetit se pikërisht kjo finesë mund t’u kthehet bumerang. Gjithsesi emërimi i tyre do të "prodhojë" pasoja, pasoja të pakëndshme.

Politikanët, prokurorët, gjykatësit, shefat e policisë… janë në shërbim të shtetit, sistemit. Kur bie një sistem, bien edhe këta. Ish-politikanët, për shkak të damkës, s’mund të zgjedhën si president, kryeministër, ministër, ambasador… Një veprim i këtillë do të bie ndesh me sistemin e ri. Populli ka ‘sy e vesh’, s’ i harron të këqijat, dhembjet…

Njëri nga ata që s’ iu dha "viza" për prokuror special është Zijadin Spahiu nga fshati Muçivercë i Kamenicës. Ai foli për historinë e tij, si i burgosur politik, i anatemuar nga sistemi i kaluar, si avokat që nga viti 2002. "Për çështjen time në Parlamentin e Kosovës, para katër vjetësh, ka folur deputeti Hydajet Hyseni…", tha Spahiu. Ky tërhoqi vëmendjen se gjatë vitit 1990 nuk e ka nënshkruar deklaratën e betimit për avokat, ngase në të nuk është përmendur Kosova, po Serbia e Jugosllavia. Përse s’ të pranuan si prokuror special ? – i shtrova pyetjen Spahiut ." Nuk e kisha ‘ historinë e pastër ‘, sistemit të kaluar i kisha nxjerrë telashe. Isha i anatemuar para lufte, jam i anatemuar edhe tash. Habitem si iu dha ‘nota kaluese’ disave që s’e meritojnë postin e prokurorit special", shprehu revoltën avokati Zijadin Spahiu.

Fjala "sistem", e burimit grek, përdoret dendur. Ky term ka këtë kuptim: Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëm të gjithë tërësisë… " (FGJSSH, Prishtinë 1981). Kjo fjalë nënkupton "formën e organizimit shoqëror, sistemit shtetëror" (Rjecnik stranih rijeci, Zagreb, 1951).

Babai i psikoanalizës, Zigmund Frojdi në librin e tij "Psikopatologjia e jetës së përditshme" (1904) kur flet për komplekset, përdorë shprehjen "sistemi nervor".
Juristi kroat Eugen Pusic në librin e tij "Upravni sistemi" (1985) shpjegon nocionin e "sistemit", nxjerrë një sërë përkufizimesh nga autorë të ndryshëm, të kalibrit ndërkombëtar. Ai vë në pah karakteristikat, kushtëzimin e rrethanave ndërmjet sistemit të vjetër dhe të ri, diferencimet e këtij procesi.

Në Shqipëri, siç doli nga një protestë, ende ka gjyqtarë që ndajnë drejtësinë, të cilët kanë punuar në sistemin e kaluar. Protestuesit shprehën aversionin ndaj tyre. Shprehën habinë :Si është e mundur këta të gjykojnë edhe sot ?! Fjala është për gjykatësit, të cilët në kohën e Xhaxhit (Enver Hoxhës) kanë marrë aktgjykime politike, i kanë dërguar njerëzit në varr.
Ka politikanë me epitetet prostituta politike dhe kufoma. Madje, ç’ është më e keqja, kolliten.

Kur punët nuk shkojnë mirë në shtet, fajet i kanë të ashtuquajturit prostitutat politike dhe politikanët kufoma. Në këtë kontekst, po përmend një barsoletë. Njëri lavdëron gjyshen e tij se ka qenë padrone e një shtëpie publike. Kur asaj nuk i kanë shkue punët mirë, nuk i ka ndërruar çarçafët, po kurvat!

Njerëzit kanë aversion ndaj sistemit. S’ ndihen mirë kur ua kujton sistemin e kaluar. Kur ua përmend akëcilin politikan, çarten, bëhen nervoz, të shajnë. Pas luftës, një i ri i merr myzhde të afërmit të tij, i drejtohet plakut: "O aga Shaban, ia ndërruam emrin rrugës, ia ngjitëm Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni". Aga Shaban, gjaknxehtë, reagoi:" Eu nanën…, apet me Millosha, a!". Pasi mori vesh se për kë është fjala, shprehu keqardhjen, pishmanllëkun, murmuriti: "Hyn fjalë kah dole…".

Në trend

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme

"SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja", zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë

Botë
Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Magazina
Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Premier League
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori