Qëllimi i thirrjes për Projektet e Investuese të Diasporës është të nxisë partneritetet biznesore ndërmjet bizneseve apo investitorëve të diasporës dhe bizneseve lokale ose të promovojë themelimin e përfaqësimeve lokale të kompanive të diasporës. Caritas-i Zviceran (CACH) do të ofrojë një grant përputhës bashkëfinancimi të pakthyeshëm për projekte biznesi inovative dhe të qëndrueshme.
Çfarë kriteresh ju duhen për t’u pranuar
Për t’u kualifikuar për thirrjen Projektet Investuese të Diasporës, projekti duhet:
–Të ketë potencial për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar ekonominë lokale.
–Të jetë i vendosur në Kosovë.
–Promovojë produkte dhe shërbime konkurruese vendore;
–Prezantojë teknologjinë e re dhe transferimin e njohurive;
–Fuqizojë gratë në kontekstin e biznesit lokal.
–Investitori/pronari/menaxhmenti i kompanisë nga diaspora duhet të ketë shtetësinë kosovare ose aftësinë për të vërtetuar origjinën e tij/saj nga Kosova (si vendlindja e tij/saj ose e prindërve të tij/saj);
–Të ketë të paktën 30% të financimit nga investitori i diasporës.
Caritasi Zviceran në Kosovë do të ofrojë grante deri në 50% të kostos së projektit, me një grant maksimal prej 53,000 €. Biznesi lokal në partneritet me investitorët e diasporës duhet të sigurojnë së paku 50% të financimit. Në këto projekte pranohet edhe financimi nga palët e treta siç janë komunat apo subjektet e tjera.
Programi do të financojë projekte në sektorët e mëposhtëm:
–Arsimi profesional
–Teknologjia e energjisë dhe mjedisit
–Produktet e përpunimit të ushqimit
–TIK
–Tekstil
–Industria prodhuese
–Turizmi
Procesi i aplikimit është i hapur deri më 22 shtator 2023. Aplikantët duhet të dorëzojnë një projekt propozim që përfshin sa vijon:
–Një marrëveshje partneriteti midis biznesit vendas dhe një homologu të diasporës, ose dëshmi e themelimit të një zyre përfaqësuese lokale në vend.
–Një letër bashkëfinancimi nga një komunë ose subjekt tjetër (opsionale në rast të palës së tretë financuese).
–Forma e aplikimit që përshkruan projektin në detaje (Aneksi 1).
–Forma e buxhetit të projektit qe përshkruan shpenzimet dhe linjat buxhetore.(Aneksi 2)
–Një pasqyrë e llogarive që tregon qëndrueshmërinë financiare të projektit.
Thirrja, e cila përmban të gjitha informacionet relevante rreth Projekteve Investuese të Diasporës mund të gjendet në këtë LINK.
Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre përmes emailit në lsekiraqa@caritas.ch dhe në Cc sshujaku@caritas.ch.
Kurse, formularët e aplikimit i gjeni në këtë LINK.
Kjo është një mundësi e artë për komunitetin e diasporës kosovare që të investojnë në vendin e tyre të origjinës dhe të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë vendase.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë