Liberalizimi i vizave për shumë kë po shihet si një mundësi. Në të vërtetë, përveç qytetarëve, si mundësi po shihet edhe nga pronarë biznesesh, për lëvizje të lirë të tyre në gjetjen e partnerëve në Bashkimin Evropian.
Por, ekziston edhe frika, posaçërisht nga përvoja e valës së ikjes masive para pak vitesh, kur disa biznese mbeten pa punëtorë dhe rrezikuan funksionimin.
Një fabrikë e re në Milloshevë, në hapësirë prej 12 mijë metrash katrorë, është ndërtuar për të qenë në masë të madhe automatike. Menaxheri i kompanisë, Bekim Krasniqi, për Radio Kosovën ka deklaruar se ka frikë që pas procesit të liberalizimit të vizave, atij mund t’i largohet fuqia punëtore e kualifikuar:
“Ne jemi duket lëshuar fabrikën e re 12 mijë m2, e kemi teknologjinë e fundit edhe për dyer e dritare të plastikës, por edhe për kuzhina e dhoma. 90% është në mënyrë automatike. Fuqia punëtore normal që duhet të përdoret, por kemi vendosur të jetë sa më automatike, për shkak se ku e di, nesër, pasnesër, hiqen vizat edhe ikin jashtë”, thotë ai.
Në fakt, sektori i përpunimit të drurit, përkatësisht i prodhimit të mobileve, po rritet në Kosovë, ku shumë prodhues po arrijnë me sukses të eksportojnë. Edhe fabrika në fjalë është ndërtuar me synim eksportin, thotë Krasniqi.
“Eksportojmë kuzhina, dhoma gjumi etj. Numër një e kemi Zvicrën, mirëpo kemi edhe në Gjermani, Norvegji, Suedi ku eksportojmë. Para një muaji kemi dërguar një kontejner me dyer e dritare të plastikës në Nigeri. Tash fabrikën e re që e kemi në Milloshevë, atë e kemi 80% për eksport të jashtëm. Dyer e dritare të plastikës, edhe mobile në përgjithësi, si garnitura, dhoma, komodë, tavolina, e të ndryshme”, tha ai.
Se sektori i mobileve është në rritje, e thotë edhe kryetari i Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të drurit, Hashim Deshishku. Sipas tij, deri në nëntor të vitit 2018 ka pasur 28 milionë euro eksport, përderisa gjatë tërë vitit 2017 eksporti ka qenë në vlerë prej 25 milionë eurosh. Eksportin po e mundëson çmimi dhe kualiteti, thotë Deshishku.
“Është fuqia punëtore e lirë, si pikë të parë, jemi të liruar nga dogana për lëndën e parë, jemi të stimuluar nga shteti për TVSH për eksport, i kemi disa lehtësira për eksport. Por kryesisht është fuqia punëtore e lirë, dhe kualiteti i cili çdo ditë është duke u rritur nga prodhuesit tanë edhe po i përngjan kualitetit me prodhimet e perëndimit”, tha Deshishku.
Ndryshe, shumica e lëndës së parë për prodhim të mobileve importohet pa doganë. Në Kosovë, si lëndë të parë ka vetëm dru të ahut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania