LAJMI I FUNDIT:

Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë

Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë

Milan Radoiçiq, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. 

Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë, shkruan nova.rs.


Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiq ka pranuar veprën penale 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349 – pjesëmarrje në grupin që kryen veprën penale, si dhe veprën penale 288 – krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Megjithatë, Radoiçiq nuk akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, i cili parasheh 10 vjet deri në dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, gjegjësisht se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha në shtetin serb, ku avokati Ivan Niniq ka treguar se si drejtësia është selektive.

Sulmi terrorist në Banjskë, eksperti serb i sigurisë: Edhe nëse armët janë marr në Tuzla të Bosnjës nuk ka kurrfarë mundësie që shërbimi serb i sigurisë të mos ishte në dijeni
Lexo po ashtu Sulmi terrorist në Banjskë, eksperti serb i sigurisë: Edhe nëse armët janë marr në Tuzla të Bosnjës nuk ka kurrfarë mundësie që shërbimi serb i sigurisë të mos ishte në dijeni

“Thyejnë banesat e njerëzve në orën 5 të mëngjesit, i arrestojnë për komente në rrjetet sociale dhe i ndalojnë për 30 ditë, për ofendim verbal! Nëse ndonjë qytetar është në të njëjtën situatë si Milan Radoiçiq, ai mund t’i referohet praktikës së re të Gjykatës së Lartë në Beograd”, shkroi ai në platformën X. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori