LAJMI I FUNDIT:

Procesimi i pagesës për ngrohje për familjet në asistencë sociale, vendimi i Apelit për pagat në gjyqësor dhe njoftimi i INTERPOL-it për Radoiçiqin – lajmet që shënuan javën

Procesimi i pagesës për ngrohje për familjet në asistencë sociale, vendimi i Apelit për pagat në gjyqësor dhe njoftimi i INTERPOL-it për Radoiçiqin – lajmet që shënuan javën

Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës ndau 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale, ndërkaq tashmë është bërë edhe procesimi i pagesës për familjet në asistencë sociale.

Po gjatë javës Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkaq, të enjten u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.


Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Apeli vërteton vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i të paditurës- Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020.

Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me vendimin e 13 tetorit 2023, kishte vlerësuar se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë nuk mund të ulen gjatë mandatit të tyre, pasi që janë të drejta të fituara dhe të garantuara me ligj dhe si të tilla nuk mund të cenohen.

Ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë ankesë në afatin e përcaktuar ligjor kishte parashtruar pala e paditur Qeveria e Kosovës.

Mirëpo edhe Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e Qeverisë është e pabazuar.

Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet
Lexo po ashtu Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

“Me aktgjykimin me numër AA.nr.845/2023 të datës 20.11.2023, ankesa e të paditurës u refuzua si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit nuk është kontestuese se vendimi i organit të paditur nuk është përmbajtjesor, ashtu si parashihet me dispozitat e cituara si më lartë të LPPA-së.

“Sipas vlerësimit të kolegjit në asnjë dispozitë ligjore nuk përcaktohet se në cilën formë duhet të ngritën pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mirëpo përcaktohet me ligj se të njëjtat pavarësisht arsyes së rritje nuk mund të zvogëlohen, ashtu siç edhe është arsyetuar në aktgjykimin e ankimuar, ndërsa sa i përket vendimit nr…. i datës …, me të cilin janë ngritur pagat, i njëjti vendim nuk mund të kundërshtohet e as të ankimohet nga shkaku se i njëjti është vendim përfundimtar në procedurë administrative i njëjti është ekzekutuara dhe i njëjti vendim asnjëherë nuk ka qenë e as nuk është objekt shqyrtimi në këtë procedurë gjyqësore, andaj gjykata e shkallës së parë me të drejtë nuk është marrë me pretendimin e të paditurës lidhur me këtë çështje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në listën e të kërkuarve, njoftimi i INTERPOL-it dhe “gjykimi në mungesë”

Ditë më parë u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ministri Rashiq kishte njoftuar për Telegrafin se urdhri për flet-arrest është lëshuar me ndërmjetësimin e UNMIK-ut, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Aktakuza kundër Radoiçiqit brenda tre muajve të parë të vitit 2024
Lexo po ashtu Aktakuza kundër Radoiçiqit brenda tre muajve të parë të vitit 2024

Lidhur me këtë flet-arrest, Telegrafi ka kontaktuar me INTERPOL, të cilët kanë deklaruar se nuk komentojnë për raste ose individë të veçantë.

“Ju lutemi vini re se Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare”, thuhet në përgjigjen e INTERPOL për Telegrafin.

Por, INTERPOL, për flet-arrestimit për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin kontrovers Milan Radoiçiq, ka lëshuar flet-arrest dhe për 11 persona të tjerë për sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator.

Mirëpo, përveç tyre, në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it janë edhe 20 persona me shtetësi serbe.

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it
Lexo po ashtu Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Uglesha Jarediq, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Edhe Jarediq ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediq, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.

Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediqit përmendet si i përfshirë në këtë rast.

Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediq shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.

Jarediq kishte udhëhequr Njësinë Speciale në Mitrovicën Veriore deri pak javësh, para se policët të ofronin dorëheqje masive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori