LAJMI I FUNDIT:

Procedurë parahetimore për kompaninë “Nefa Mebel” (Video)

Procedurë parahetimore për kompaninë “Nefa Mebel” (Video)

Policia Financiare do të hetojë bankrotimin e kompanisë “Nefa Mebel” e cila mashtroi shumë qytetarë. Disa nga klientët mbetën pa mobiljet e porositura ndërsa nuk iu kthyen as paratë për të njëjtat.

Hapim procedurë parahetimore bazuar në informatat e mediave. Njëkohësisht Inspektorati i Tregut kërkon që të kyçet në hetimet për mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – njoftojnë nga Policia Financiare.

Më shumë se 15 qytetarë mëngjesin e sotëm janë lajmëruar në Inspektoratin e tregut për mashtrime nga kompania Nefa Mebel. Ndërkohë inspektorë në gjithë Maqedoninë kanë dalë në terren për të evidentuar se çfarë mobiljesh dhe kapitali posedon firma. Një ditë më parë Organizata e Konsumatorëve ka këshilluar që secili prej qytetarëve të cilët janë mashtruar nga kjo kompani individualisht të denoncojë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe menjëherë të angazhojë avokat.


Skandali me kompaninë fillimisht u zbulua në Serbi, kur fabrika u mbyll, ndërsa 300 të punësuar mbetën në rrugë, duke kërkuar pagat e tyre. Në Maqedoni kompania brenda natës mbylli 14 sallone ndërsa qindra qytetarë mbetën pa mobiljet e porositura pavarësisht pagesës që kishin bërë.

Investitori Rus Andrej Hodasheviç premton se si pronar i holdingut, do të sigurojë buxhet për kthimin e parave dhe se deri më 31 maj do t’i paguaj paratë në llogarinë e kompanisë serbe me qëllim që të kthehen paratë e atyre të cilët kishin porositur mobilje si dhe të paguhen pagat e të punësuarve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori