LAJMI I FUNDIT:

Probiotikët kundër konstipacionit

Probiotikët kundër konstipacionit

Një studim në të cilin janë përfshirë 19 participantë me konstipacion kronik, ka treguar se preparatet bakterore të acidit laktik kanë ndikim të dobishëm për zbrazjen e zorrëve.

Gjatë një periudhe dyvjeçare, pjesëmarrësit në studim, çdo ditë kanë marrë preparate probiotike me anë të ushqimit.

Pas dy javësh është vërejtur shpeshtimi dhe rritja e defekacionit dhe vëllimit të jashtëqitjes.

Po ashtu, shkencëtarët kanë vërejtur edhe rritjen e të ashtuquajturave “baktere të mira”.


Studimi i publikuar në Journal of Nutrition, ka treguar se shtesat në ushqim, të cilat përmbajnë baktere të acidit laktik, mund të jenë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori