LAJMI I FUNDIT:

Pritet takim liderësh javën që vjen?

Pritet takim liderësh javën që vjen?

Pas zhvillimeve të fundit në politikën e vendit, pritet që javën e ardhshme të ketë një takim liderësh. është duke u bërë gjithnjë e më e sigurtë, se Gruevski, Ahmeti, Zaevi dhe Thaçi do të takohen, në një tentim të ri për të tejkaluar krizën politikem, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse Ali Ahmeti deklaron se nuk mund të ketë zgjedhje këtë vit, Zoran Zaevi pohon të kundërtën. Ai më herët deklaroi se zgjedhje mund të ketë në vjeshtë, nëse ka vullnet politik për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërkaq, OBRM-PDUKM-ja, në mënyrë ironike shprehet se zgjedhje mund të ketë atëherë kur lideri i LSDM-së do të vërtetojë se është pastruar lista zgjedhore.

Paralamërimet për një takim liderësh shfaqen disa ditë pas përfundimit të raundit të ri të takimeve të liderëve politik të vendit, me të dërguarin e posaçëm gjerman, Johannes Haindl./Telegrafi/