LAJMI I FUNDIT:

Priten denime për Llamkosin dhe Munishin

Priten denime për Llamkosin dhe Munishin

Llamkos Kosova dhe Ismet Munishi mund të dënohen nga Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të ngjarjeve të fundit në ndeshjen ndërmjet vushtrriasve dhe Hajvalisë që u zhvillua në Kishnicë.

Procedura ndaj Llamkosit është hapur për shkak të sjelljes së tifozëve ndërsa ajo për Munishin, për arsye të deklaratave të pamatura të këtij të fundit drejtuar Prishtinës. Zyrtari i FFK-së, Adem Qollakaj, konfirmoi që Komisioni Disiplinor ka dënuar edhe katër futbollistët e ndëshkuar me kartonë të kuq këtë javë.

“Festim Krasniqi i Hajvalisë, Bashkim Shala i Llamkosit dhe Blerim Berisha i Trepçës ’89 janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë ndërsa Fitim Llapashtica i Trepçës, me tri sosh”, deklaroi ai për gazetën Arena. /Tribuna/Telegrafi/