LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ua rinovon kontratat lojtarëve kyç

Prishtina ua rinovon kontratat lojtarëve kyç

Prishtina ka nisur të lëvizë në afatin kalimtar dhe këtë po e bënë duke i ndalur së pari protagonistët e edicionit të kaluar. Klubi bardhekaltër i ka mbyllur me sukses marrëveshjet me katër futbollistë, të cilët e kanë firmosur qëndrimin 1-vjeçare në kryeqytet të mërkurën. Bëhet fjalë për kapitenin Driton Krasniqi, portierin Kushtrim Mushica si dhe dy mbrojtësit, Liridon Kukaj e Viktor Kuka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën drejtori i klubit prishtinas, Sokol Krasniqi.

“Krasniqi, Mushica, Kukaj dhe Kuka i kanë rinovuar kontratat me klubin dhe ata do të luajnë për Prishtinën edhe në edicionin e ri. Rinovimet kanë qenë 1-vjeçare”, deklaroi Sokoli për Arenën.

Futbollisti i vetëm që ka mbetur pa rinovim është mbrojtësi i majtë që erdhi në afatin kalimtar dimëror nga Suedia, Liridon Leci.
“Prej të gjithëve, vetëm Leci nuk ka rinovuar ende. Jemi në bisedime me të dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi Krasniqi, i kënaqur me ndaljen e bazës së ekipit.


Kuka: Qëndrova për të fituar

Njëri prej futbollistëve të Prishtinës që vazhdimisht u lidh me një kalim të mundshëm në futbollin e Shqipërisë, Viktor Kuka, është shprehur i kënaqur me rinovimin e kontratës.

“E kam rinovuar kontratën me Prishtinën edhe për një vit dhe normalisht që jam i kënaqur”, tha fillimisht ai për gazetën Arena, duke i shprehur tutje rrufeshëm ambiciet e mëdha që i ka me fanellën bardhekaltër këtë edicion. “Këtë sezon do të luajmë për të fituar gjithçka pasi që edicionin e kaluar kemi dështuar. Jam shumë optimist që do të marrim rezultate pozitive dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, shtoi Kuka. Ndryshe, ai ka pasur një edicion shumë të mirë me Prishtinën, duke luajtur edhe në qendër të mbrojtjes e edhe në krahun e djathtë. Kuka është paraqitur 29 herë me kryeqytetasit në edicionin që lamë pas, ku në 28 raste ka qenë titullar.

Numrat e katërshes në edicionin e kaluar

Kushtrim Mushica: 30 paraqitje, 30 herë startues – 1 karton të kuq
Liridon Kukaj: 23 paraqitje, 22 herë startues – 10 kartonë të verdhë, 3 të kuq
Viktor Kuka: 29 paraqitje, 28 herë startues – 9 kartonë të verdhë
Driton Krasniqi: 25 paraqitje, 24 herë startues – 6 gola – 6 kartonë të verdhë. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori