LAJMI I FUNDIT:

Prishtina thyen akullin në Gjakovë

Prishtina thyen akullin në Gjakovë

Kampioni aktual ka arkëtuar tri pikë shumë të vlefshme në përballjen ‘e nxehtë’ me Vëllaznimin para 3.000 mijë “Kuqezinjve të Jakovës”, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Të dy ekipet hynë në këtë takim me disa ndryshime, vlen të përmendet fakti se të dy ekipet kishin ndërruar trajnerët e tyre. Vëllaznimi ka angazhuar trajnerin Malsor Gjonbalaj, kurse Prishtina, Afrim Tovërlanin dhe që të dy trajnerët në ndeshjet e tyre të para kishin pësuar disfata.

Loja filloi menjëherë me intensitet të lartë dhe që në minutat e para të takimit lojtarët e Vëllaznimit patën disa raste shënimi. Në minutën e 8-të pas një krosimi në zonë Gjergj Bushaj u gjend ballë për ballë me portierin Mushica, dhe nga një distancë pesë metra nuk arriti të shënojë.

Prishtina nuk mundi asnjëherë ta shfaqte lojën e saj në pjesën e parë, ndërsa sulmet e Vëllaznimit vazhduan edhe më tej por pa konkretizime, kështu edhe mbaroi pjesa e parë me rezultat të barabartë.


Në fillim të pjesës së dytë, për Prishtinën u aktivizua Mentor Mazrekaj, në vend të Gentrit Begollit, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë. Ky doli të ishte zëvendësim i qëlluar nga Tovërlani, pasi shumica e sulmeve të Prishtinës në pjesën e dytë u nisën nga ky lojtar, që sa herë e merrte topin driblonte së paku dy lojtarë të Vëllaznimit.

Në minutën e 66-të pati hedhje të mjeteve piroteknike në fushë nga “Kuqezinjtë e Jakovës” dhe ndeshja u ndal për dy-tre minuta derisa u pastrua tereni.

Vlen të përmendet se në minutën e 79-të Viktor Kuka u rrëzua në gjashtëmbëdhjetëmetërsh nga një ndërhyrje nga prapa që duhej të ishte penalti, por gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri nuk e akordoi.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 85-të, kur pas një krosimi në zonë, i vetmuar u gjend qendërmbrojtësi i Prishtinës, Liridon Kukaj, i cili shënoi golin e tij te dytë këtë sezon.

Pak para përfundimit të takimit Mazrekaj pati një goditje të mirë nga distanca por nuk e qëlloi portën, dhe kështu përfundoi ky takim me fitoren e Prishtinës, e cila tani ka grumbulluar 26 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve

Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori