Për shkak të mos shkuarjes në Vushtrri për ndeshjen e fundit të kampionatit skuadra prishtinase mund të përballet me një dënim me marrje pikësh, por edhe futbollistët e saj.
Drejtuesit e Prishtinës ditë më parë kishin vendosur të mos dërgojnë ekipin në Vushtrri për ndeshjen e fundit kampionale me Llamkos Kosovën, e cila në atë lojë do të shpallej zyrtarisht kampion i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Zyrtarët e klubit bardhekaltër kishin pohuar në media se kanë telashe financiare dhe po përballene më një bojkotim të lojtarëve, çfarë kishte ndikuar për të mos udhëtuar në Vushtrri. Megjithatë burime të ndryshme brenda klubit kanë folur të kundërtën.
Prishtina për kundër mos paraqitjes së saj ne Vushtrri me ekip, i dërgoi një letër urimi ekipit të Llamkos Kosovës, ndërsa kjo u kuptua në opinion si ironi e drejtuesve të klubit prishtinas.
Në gjithë këtë situatë komisioni disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës ka ngritur këtë çështje, duke kërkuar deklarata nga akterët e klubit prishtinas.
Në Nenin e 50-të të propozicioneve të garave, për raste sikur ky i Prishtinës, thuhet “Në qoftë se ekipi nuk paraqitet në ndeshje për shkaqe të pa arsyeshme, ndeshjen e humb me rezultat zyrtar 3:0 dhe mund të dënohet me marrjen (minus pikëve) prej 3 e deri 9 pikëve nga pikat e përgjithshme të fituara, apo të 9 pikëve negative”.
Megjithatë dënimi si në rastin e Prishtinës mund të zhvendoset në stinorin e ardhshëm.
“Ekipi i cili xhirot e fundit nuk udhëton në ndeshje pa arsye mund të dënohet nga Komisioni/komisari i Garave përkatëse me minus tri deri minus gjashtë pikë për sezonin e ardhshëm garues”. /Sporti1/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë