LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nuk udhëton në Vushtrri

Prishtina nuk udhëton në Vushtrri

99 për qind, Prishtina nuk do të udhëtojë fare në Vushtrri për ta zhvilluar ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Llamkos Kosovës. Kryeqytetasit pohojnë se këtë veprim e kanë marrë për shkak të kërcënimeve të trajnerit të ekipit vushtrrias, Ismet Munishi. E ky i fundit pohon se Prishtina është elementi më i keq në futbollin kosovar.

Ndeshja që është diskutuar gjatë gjithë stinorit pranveror ndërmjet Llamkos Kosovës e Prishtinës, mund të mos luhet fare. Janë prishtinasit që kanë paralajmëruar mosudhëtimin në Vushtrri për të luajtur duelin me Llamkosin në fundjavë. Siç dihet, kampione e Kosovës një javë para fundit të kampionatit është shpallur Llamkos Kosova dhe takimi i këtij ekipi me Prishtinën tashmë s’ka ndonjë vlerë të madhe. Mirëpo, kjo nuk është arsyeja e vetme e ‘bardhekaltërve’ për të mos marrë mundin për të udhëtuar në ‘Ferki Aliu’.

“99 për qind nuk do të udhëtojmë për në Vushtrri. Arsye për këtë janë deklaratat e trajnerit të Llamkosit, Ismet Munishi, i cili na kishte kërcënuar se Prishtina nuk ka çfarë kërkon në Vushtrri. Duke u nisur nga ky fakt, ne ende nuk e kemi marrë guximin t’i dërgojmë lojtarët atje e në fund të na i sulmojnë”, theksoi një zyrtar i klubit të Prishtinës që deshi të mbetet anonim.

Gjithnjë sipas tij, Prishtina nuk udhëton në Vushtrri edhe si shenjë revolte se dueli i fundit i këtij ekipi me Drenicën ishte i manipuluar. “E panë të gjithë sesi përfundoi ajo ndeshje. Nuk do shumë koment. Tek e fundit, titulli u vendos pikërisht në këtë takim”. Mbetet të shihet deri në momentet e fundit nëse dikush mund t’ua mbushë mendjen kryeqytetasve që të marrin rrugë drejt Vushtrrisë, por gjasat janë minimale.


Munishi: Prishtina është elementi më i keq

Vendimin e drejtuesve të Prishtinës e ka komentuar edhe trajneri i suspenduar i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi. Ai pohon se e ka ditur që Prishtina do të nxjerrë ‘kerefekte’.

“E kam ditur që kjo skuadër do të qesë ‘kerefekte’. Prishtina gjithmonë kur e humb ‘luftën’ qet ‘kerefekte’. Përndryshe, është e drejt e tyre të mos udhëtojnë. E di që do të thonë se kanë pasur kërcënime, por këto nuk po i di unë”, deklaroi Munishi për gazetën.

Sa i përket dyshimeve të Prishtinës dhe opinionit se takimi i fundit me Drenicën ka qenë i kurdisur, Munishi ‘shpërtheu’.

“Mos të më shtyjnë të flas për ta se sa ndeshje i kanë kurdisur. Unë kam lojtarë në ekip që kanë ardhur nga Prishtina dhe ata më kanë treguar krejt se sa ndeshje i kanë blerë, cilët referë i kanë blerë, kush i ka dhënë paratë, madje edhe vendin se ku. Nëse nuk ndalet me këto akuza, do t’i qoj në prokurori. Ndërkohë, nëse vinë ose jo në Vushtrri, kjo është çështje e tyre”, shtoi Munishi.

Tutje, ai ka vazhduar duke folur për klubin më të madh në Kosovë. “Prishtina është elementi më i keq apo më deskruktiv në futbollin kosovar. Gjithmonë janë kundër FFK-së, kundër kryetarit të kësaj Federate. Janë elementi më i keq e që ish dashur të jetë e kundërta si në organizim, ashtu edhe në shikueshmëri”, përfundoi Munishi.

Një javë para përfundimit të kampionatit, Llamkosi është lider me 61, e përcjellur nga Prishtina me 57 sosh. Në përballjet direkt mes këtyre dy ekipeve, Prishtina i ka fituar dy ndeshjet e para.

Munishi mburret me shikueshmërinë

Trajneri i Llamkos Kosovës, njëherësh edhe drejtor sportiv i klubit, Ismet Munishi ka folur edhe për kryesinë e klubit të Prishtinës, duke thënë se po bëjnë politika të gabuara. “Është shumë interesante mënyra sesi udhëhiqet Prishtina. Është aq interesante sa që në stadium i mblidhen vetëm 50 shikues. Ndërsa, mua më shikojnë nga 3 mijë shikues”, tha Munishi. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori