LAJMI I FUNDIT:

Prishtina në bojkot

Prishtina në bojkot

Futbollistët e Prishtinës nuk janë paguar tash e dy muaj dhe për këtë fakt kanë vendosur që të bojkotojnë stërvitjet. Një gjë e tillë po ndodh që nga dita e mërkurë. Kështu ka njoftuar kapiteni Driton Krasniqi. Në anën tjetër, drejtorin e përgjithshëm i klubit ‘bardhekaltër’, Sokol Krasniqi thotë se Prishtina nuk po përballet me kurrfarë bojkoti!

Është kapiteni i ekipit ‘bardhekaltër’, Driton Krasniqi ai i cili e konfirmon lajmin për ‘Sport Plus’, duke u ‘betuar’ se pa u paguar më parë, ai dhe lojtarët e tjerë nuk e kanë ndërmend që t’i rifillojnë përgatitjet.

“Prej ditës së mërkurë kemi vendosur që të hyjmë në bojkot, pasi që kemi dy rroga pa i marrë. Kemi vendosur që deri në momentin që të paguhemi, vetëm do të paraqitemi në stadium, por jo edhe të stërvitemi. Tashmë siç e dini, është koha e pushimeve dhe të gjithë kemi nevojë që të marrin rrogat e për të cilat kemi derdhur djersë”, ka deklaruar Driton Krasniqi.

Nuk luajnë ndaj Llamkosit


Prishtina ndeshjen e fundit të kampionatit e ka në program që ta luajë ndaj tashmë kampionit, Llamkos Kosova. Krasniqi njofton se futbollistët prishtinas nuk e kanë ndërmend që t’i veshin fanellat nëse më parë nuk marrim pagat.

“Nëse nuk i marrim pagat para kohe, normalisht që as në ndeshjen e fundit nuk shkojmë, përndryshe, në momentin që do të paguhemi, i rifillomë stërvitjet dhe pa kurrfarë diskutimi, udhëtojmë në Vushtrri për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Llamkos Kosovës”, vazhdoi Krasniqi.

Tutje, kapiteni i klubit më të madh në vend, njofton se lojtarët e Prishtinë kanë marrë premtime se do të paguhen shumë shpejt. “Po, po, kemi marrë premtime se do të paguhemi, por deri në këtë moment nuk ka ndonjë risi”, përfundoi prononcim e tij, Driton Krasniqi.

Ndryshe, Prishtina tashmë i ka humbur gjasat që të kurorëzohet me titullin e kampionit për edicionin 2013/14. Ky ekip një xhiro para mbylljes së kampionatit ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë të tubuara, katër më pak se tashmë kampioni, Llamkos Kosova.

Lojtarët: Urime Llamkos

Në emër të të gjithë futbollistëve të Prishtinës, kapiteni Driton Krasniqi ia ka uruar titullin e kampionit, skuadrës nga Vushtrria, Llamkos Kosova. “Ua urojmë titullin të cilin e kanë fituar me plotë meritë”, vlerësoi Driton Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori