LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht HB Esch

Prishtina mposht HB Esch

Hendbollistët e Prishtinës kanë arritur fitore të madhe të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke mundur skuadrën e Luksemburgut, HB Esch, me rezultat 28-24, në kuadër të ‘Challenge Cup’.

Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe ekipit të Luksemburgut është zhvilluar në një atmosfere fantastike të krijuar nga rreth 1.500 shikues prishtinas. Bardhekaltrit të mbështetur fuqishëm nga tifozët e tyre, mjaft mirë e kontrolluan lojën në fillim të ndeshjes duke dominuar në parket dhe në rezultat.

Nikoqirët nëpërmjet Enis Kabashit deri në dhjetëminutëshin e fundit e kishin rezultatin në favor të tyre, mirëpo nga ky moment disa gabime të Prishtinës, veçmas në repartin e sulmit, ekipi nga Luksemburgu mirë i shfrytëzoi. Ata fillimisht barazuan rezultatin në 8-8, kurse pjesën e parë e mbyllen me tri gola epërsi 11-14.

Siç njofton Kosovapress, hendbollistët e Prishtinës më një angazhim të pashoq ia dolën që të përmbysin avantazhin e mysafirëve duke rikthyer rezultatin në favor të tyre. Skuadra e Taib Kabashit lojë mjaft të mirë tregoi deri në fund të ndeshjes duke e fituar këtë sfide me katër gola epërsi 28-24.


Prishtina më këtë fitore ka bërë hapin e madh për kualifikim në rrethin tjetër të garave, e që do të ishte kualifikim historik. Ndeshja e radhës në mes Prishtinës dhe HB Esch luhet pas një javë në Luksemburg. /Telegrafi/