LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kthehet duarthatë nga Mitrovica

Prishtina kthehet duarthatë nga Mitrovica

Trepça i ka ndalur pikët e plota në Mitrovicë, duke ia shkaktuar Prishtinës humbjen e tretë të sezonit, në derbin e zhvilluar të mërkurën, ku nuk munguan as incidentet.

Prishtina është kthyer në shtëpi duarthatë nga Mitrovica pasi pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Trepça, në kryendeshjen e xhiros së shtatë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra mitrovicase iu falënderua golit të realizuar nga Florent Sejdiu në minutën e 55-të.

Pas pësimit të golit, bardh e kaltrit kanë tentuar t’i barazonin shifrat, duke krijuar raste të mira, sidomos mundësisë që pati Liridon Kukaj, por nuk ia dolën të shënonin.

Kështu, prishtinasit u kthyen në shtëpi duarthatë, kurse ‘Xehetarët’ e shënuar një fitore të madhe. Duhet cekur se hije të keqe këtij takimi i qiti goditja me shishe në kokë të Afrim Tovërlanit, nga ana e tifozëve, duke e prishur sadopak këtë super ndeshje. /Express/Telegrafi/