LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kërkon përgjegjësi nga FFK-ja

Prishtina kërkon përgjegjësi nga FFK-ja

Pas demolimit të stadiumit të kryeqytetit në sfidën e barazhit (Trepça-Llapi), kryesia e klubit bardhekaltër paralajmëron Federatën e Futbollit të Kosovës që nuk do ta lejojë organizimin e ndeshjes finale të Digjitalb Kupës së Kosovës në stadiumin në Prishtinë.

Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, kërkon që FFK-ja t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e dëmeve të shkaktuara në stadium deri të shtunën, në të kundërtën finalja ndërmjet Hajvalisë dhe Feronikelit, nuk do të zhvillohet në Prishtinë. Duke folur për gazetën Arena, ai fillimisht e dënoi rëndë aktin e së mërkurës.

“Prishtina i dënon ashpër ngjarjet që kanë ndodhur dje në stadiumin e kryeqytetit. Sporti është për t’i bashkuar njerëzit, e jo për t’i ndarë ashtu siç bën një pjesë e huliganëve të ardhur nga Mitrovica”, deklaroi Muçiqi, duke kërkuar tutje përgjegjësi nga FFK-ja. /Arena/Telegrafi/