LAJMI I FUNDIT:

Prishtina i shtyn stërvitjet

Prishtina i shtyn stërvitjet

Klubi futbollistik i Prishtinës, ka shtyrë datën e fillimit të stërvitjeve për stinorin pranveror për shkak të problemeve me rrymën dhe ujin në stadiumin e Prishtinës.

Përveç problemit të pagave të lojtarëve që ka, Prishtinës tani i është shtuar edhe problemi i zhvillimit të stërvitjeve.

Kampioni në fuqi i Kosovës stërvitjet për stinorin pranveror të Raiffiesen Superligës është dashur t’i fillojë të enjten, por fillimi është shtyrë edhe për pak ditë.

Trajneri Afrim Tovërlani anulimin e stërvitjes të së enjtes e ka arsyetuar me probleme teknike në stadium, duke thënë se nuk kanë mundur t’i zhvillojnë stërvitjet për shkak të problemeve me rrymën dhe ujin./Telegrafi/