LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fillon stërvitjet të hënën

Prishtina fillon stërvitjet të hënën

Kampioni I Kosovës, FC Prishtina, sipas trajnerit Afrim Tovërlani, do të nisë të hënën stërvitjet për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës.

“Uji dhe rryma janë gjërat bazë për jetë dhe derisa ato të rregullohen nuk do të ketë stërvitje. Na kanë thënë se deri të hënën ato probleme do të hiqen kështu që atë ditë do të jetë edhe ri-takimi i ardhshëm”.

“Vetëm kjo javë nuk do të ndikojë në plan programin stërvitorë pasi që ashtu ne kemi përfunduar të fundit seancat stërvitore. Ndërsa sa u përket përgatitjeve jashtë Kosovës, nuk di ende asgjë”, tha Tovërlani për Zërin./Telegrafi/