LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e kërkon mrekullinë në Austri

Prishtina e kërkon mrekullinë në Austri

Prishtina do të shkojë në Austri për ta kërkuar mrekullinë, në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të EHF Cup ndaj Bregenzit. Austriakët e fituan ndeshjen e parë me 6 gola dallim dhe shihen si favoritë, por bardh e kaltrit premtojnë se do t’i përdorin të gjitha forcat për ta befasuar kundërshtarin.

Kontingjenti i Prishtinës është nisur të premten drejt Austrisë, me synim që ta kërkojë mrekullinë në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të EHF Cup ndaj ekipit Bregenz.

Bardh e kaltrit u mposhtën në shtëpi me rezultat 22:28 javën që shkoi, ndërsa të shtunën do ta japin atomin e fundit për ta përmbysur eventualisht rezultatin nga ndeshja e parë.

Trajneri Taip Kabashi bëhet realist duke e pranuar se prishtinasit i pret një punë e vështirë, por nuk pranon që në Austri të shkojë me flamur të bardhë.


“Nuk do të thosha që janë shuar gjasat, por mund të them se ato janë minimale. Duhet të jemi real pasi që Bregenzi ka një ekip të fortë dhe me përvojë, pastaj është përforcuar me 5-6 lojtarë nga jashtë. Kurse ne i kemi të gjithë lojtarët e rinj dhe vendorë”, tha fillimisht trajneri mitrovicas për Express.

“Do të shkojmë atje të luajmë hendboll, do të angazhohemi në maksimum dhe të shohim në fund se deri ku mund të arrijmë. Do të koncentrohemi dhe të mundohemi t’i befasojmë, pasi në hendboll kurrë nuk i dihet. Nëse luajmë si në pjesën e parë që e bëmë në duelin e parë, mund të jemi kundërshtar i fortë për ta. Nuk shkojmë me flamur të bardhë atje”, vijoi Kabashi.

Ndeshja ndërmjet Bregenzit dhe Prishtinës do të zhvillohet të shtunën mbrëma, duke filluar nga ora 19:00. Bardh e kaltrit janë ekipi i parë kosovar që luan sivjet në kupat evropiane. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Kalo në kategori