LAJMI I FUNDIT:

Prishtina BC – Peja startojnë sezonin

Prishtina BC – Peja startojnë sezonin

Sot është hedhur shorti për edicionin e ri të garave të BKT Superligës së basketbollit kosovar në konkurrencën e meshkujve.

Në xhiron e parë veçohet kryendeshja Prishtina BC – Peja. Takimet tjera të javës së parë janë: Trepça – Bashkimi, Kolegji Universi – Bambi, Prishtina BC – Peja dhe Kosova – Drita.

Të rikujtojmë se ditë më parë për arsye të borxheve është shuar kampioni aktual Sigal Prishtina ndërsa është themeluar klubi i ri Prishtina BC. Kampionati i ri 2011-2012 fillon më 1 tetor. /Telegrafi/